Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme iu ka hequr lejet e drejtimit disa shoferëve, pasi lëviznin me shpejtësi të lartë.
Janë evidentuar 15 drejtues që me mjetet e tyre po ecnin në tejkalim të normave të shpejtësisë, në dyfishin e lejuar, me nga 141 km/h deri në 168 km/h. “Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan 15 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 1141 km/h deri në 168 km/h dhe 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu një 32 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është konstatuar që po lëvizte me shpejtësi tej normave dhe nuk ka ndaluar pas shenjës së policisë. Sipas policisë 32 vjeçari po lëvizte me 168 km/h, ku më pas u zbulua dhe se kishte 6 masa administrative të pa likuiduara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



