Shendet

Më shifra/ Studimi i fundit izraelit: Ata që kanë imunitet natyror janë shumë më të mbrojtur sesa ata me vaksina

“Ok, ne nuk duam që njerëzit të mendojnë: epo mirë, le të dalim nga shtëpia dhe të infektohemi duke organizuar një festë të madhe … “

Michel Nussenzëeig, një imunolog në Universitetin Rockefeller, komenton rezultatet e një studimi të madh izraelit që krahason antitrupat natyralë me antitrupat e fituar nga vaksina Pfizer.

Nga ky hulumtim, publikuar nga revista shkencore “Science”, rezultoi se mbrojtja imune natyrore, pra ajo që zhvillohet apo krijohet pas infektimit me SARS -CoV -2, ofron një mburojë shumë më të madhe kundër variantit “Delta” sesa ajo e fituar nga dy dozat Pfizer/ BioNTech.

Sipas autorëve, ky është studimi më i rëndësishëm i krahasimit të imunitetit natyror dhe vaksinës së bërë. Sepse të dhënat klinike janë mbledhur në terren – domethënë, duke regjistruar të gjitha rastet që përfshinin nga simptomat më të thjeshta e deri tek shtrimet në spital të më shumë se 30 mijë izraelitëve nga 1 qershori deri më 14 gusht 2021.

Revista “Science” shpjegon se studimi para së gjithash vë në pah rëndësinë e fuqisë së sistemit imunitar të njeriut. Por kjo nuk duhet të merret aq shabllon

Vaksina Pfizer, shtuan ata, mbetet shumë efektive për sëmundjet serioze dhe vdekjen (bashkë me vaksinat e tjera të disponueshme kundër Sars Cov-2).

Tani le të analizojmë të dhënat në mënyrë më të detajuar: Hulumtimi izraelit – nga instituti “Research and Innovation”, me seli në Tel Aviv – ka vlerësuar se njerëzit e vaksinuar në janar dhe shkurt 2021 (pa qenë kurrë të infektuar) në muajin qershor, korrik dhe deri nga mesi i muajit gusht kishin predispozitë 6 deri në 13 herë më shumë të infektohen me COVID19 sesa ata që nuk ishin vaksinuar, por që kishin fituar antitrupa natyralë, pasi kishin kaluar SARS-CoV-2.

Rreziku i shtrimit në spital, nga ana tjetër, ishte tetë herë më i lartë për të vaksinuarit sesa për ata që gëzonin imunitet natyral.

Revista “Science” vëren se edhe për sëmundje të tjera infektive, imunizimi natyral është mbrojtja më efektive.

Zbulimi tjetër nga studiuesit izraelitë lidhet me faktin se shtimi i një doze Pfizer në antitrupat natyral krijon një mbrojtje vërtet të jashtëzakonshme kundër virusit.

“Nëse i forconi antitrupat natyrorë me një dozë vaksine, ju e çoni mbrojtjen në nivele absolute,” tha Eric Topol, një shkencëtar në Scripps Research, një nga institutet më me ndikim për kërkimin mjekësor në botë.

Sipas “Science”, ky hulumtim i ri izraelit është i dobishëm për të vendosur se sa doza duhet të administrohen  tek ata që e kanë kaluar njëherë COVID19

Sipas shkencëtarëve, me një përgjigje të fortë natyrore imune, një dozë e vetme Pfizer (ose vaksina të tjera ARN të dërguara) mund të jetë e mjaftueshme për ata që e kanë kaluar më parë COVID19.

Ky protokoll po ndiqet nga shumë vende tashmë, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Izraelin, të cilët administrojnë vetëm një dozë për ata që e kanë kaluar COVID19.

Procedura është e ndryshme përshëmbull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkojnë vaksinim të plotë, pra me dy doza.

Andaj shkencëtarët nënvizojnë se imunizimi natyror është i fuqishëm, por larg garancisë.

Mund të infektoheni dhe të sëmureni përsëri. Vetëm vaksina mund të pakësojë shumë nga rreziqet.

Studimi izraelit ende e demonstron këtë: ekipi kërkimor krahasoi më shumë se 14,000 njerëz që kishin kaluar SARS-CoV-2 (por ende nuk ishin vaksinuar) me një numër ekuivalent të njerëzve të infektuar më parë por që kishin marrë të paktën një dozë Pfizer/ BioNTech.

Rezultati? Grupi i pa vaksinuar kishte dy herë më shumë gjasa të infektohej përsëri sesa ai i vaksinuar qoftë edhe me një dozë. Gjithnjë për ata që e kishin kaluar COVID19


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë