Shendet

Me shembuj studimesh, Alimehmeti: Nuk duhet të shqetësohemi për riinfektimet

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se studime të ndryshme janë pozitive për sa i përket reinfektimeve, të cilat deri më sot janë parë si shqetësim.
Alimehmeti thotë se të gjithë  duhet të jemi të qartë që një infeksion viral i kaluar ofron mbrojtje të mirë kundër reinfektimeve, të krahasueshme me mbrojtjen që ofron vaksinimi.
“Fokusimi global është fokusuar vetëm mbi rënien e titrit të antitrupave (IgM dhe IgG) pas njëfarë kohe te një pjesë e individëve. Kjo është e vërtetë, por nuk është e vërteta e plotë! Fakti është se mbrojtja imunitare përfshin edhe IgA, përgjigje imunitare qelizore, si edhe qeliza imunitare të kujtesës, por thjesht laboratorët tanë nuk janë në gjendje t’i masin ende ato dhe, si rrjedhojë, bota ka dalë në përfundimin se kjo pjesë e imunitetit duhet injoruar në diskutimet publike,” shkruan Alimehmeti.

Më tej Alimehmeti shpjegon se nuk duhet të harrojmë objektivat e vërtetë: Sëmundshërinë dhe Vdekshmërinë!
Epidemiologu thotë se duhet të studiojmë nëse zhvillohen raste të rënda ose humbje jete te personat që e kanë kaluar dhe jo të fokusohemi vetëm mbi titrin e antitrupave.
Duke sjellë si shembull studime në SHBA të publikuara nga revista “JAMA Internal Medicine” shihen rreth  378.606 persona me antitrupa pozitive, dhe  2.876.773 persona me antitrupa negative.
Sipas të dhënave te personat me antitrupa është vënë re se, 12.6% kanë antitrupa negative, 0-30 ditë pas testimit pozitiv dhe rreth 18.4% kanë antitrupa negative, për periudhat 90 ditë pas testimit pozitiv.
Sipas Alihmemetit nuk duhet të shqetësohemi për këtë gjë, pasi infektimi i mëparshëm mbron nga reinfektimi në nivele të larta.
Më tej Alimehmeti shpjegon se individët seropozitivë (antitrupa pozitive) kundër SARS-CoV-2 mund të jenë nën risk të ulët për infektim nga SARS-CoV-2 në të ardhmen. Ndërsa efektiviteti 90% (periudhë disamujore) është fare mirë i krahasueshëm me efektivitetin e vaksinave aktuale, efektiviteti disa mujor i të cilave mbetet ende për t’u vlerësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë