Nëse keni pak kohë të lirë për t’u shoqëruar, preferoni ta kaloni me mikun ose partnerin tuaj më të mirë, ose me një grup më të madh njerëzish?
Një studim i ri nga Sebastian Ocklenburg, lektor në biopsikologji në Institutin e Neuroshkencës Kognitive të Universitetit Ruhr në Bochum, Gjermani dhe kolegët e tij hetoj se çfarë madhësie grupi kërkojnë dhe hasin njerëzit në jetën e përditshme. Shkencëtarët kërkuan nga më shumë se 4000 njerëz nga Amerika dhe Hollanda për të raportuar përmasat e grupeve të tyre shoqërore për një larmi të gjerë aktivitetesh. Për tetë aktivitete të ndryshme (duke shkuar në një lokal, duke biseduar në punë, duke biseduar për punën, duke darkuar, duke shkuar me pushime, duke shkuar në një teatër, duke punuar në një projekt, sporte) njerëzit raportuan një madhësi grupi prej dy personash më shpesh sesa madhësi më të mëdha të grupeve. Interesante, për rreth gjysmën e këtyre aktiviteteve, gratë raportuan një madhësi grupi prej dy personash në mënyrë të konsiderueshme më shpesh sesa burrat, duke sugjeruar që gratë preferojnë një madhësi të grupeve shoqërore më të vogël.
Përveç këtyre të dhënave të pyetësorit, shkencëtarët gjithashtu përdorën një teknikë kërkimore të quajtur kampionimi i përvojës në kohë reale. Në këtë pjesë të studimit, 274 vullnetarë u pyetën shtatë herë në ditë për të raportuar situatën e fundit shoqërore që kishin përjetuar. Rezultatet ishin të qarta. Dy ishte madhësia më e zakonshme e grupit me 52.6%, e ndjekur nga tre (18%), katër (9.1%), pesë (4.3%), gjashtë (2.5%), shtatë (1.6%), tetë (0.9%), nëntë (1.0%), dhjetë (0.5%), njëmbëdhjetë (0.6%) dhe “më shumë se 11” (8.9%). Kështu, gjithashtu kjo pjesë e studimit sugjeroi që dy është madhësia më e zakonshme e grupit në ndërveprimet shoqërore.
Atëherë, përse njerëzit preferojnë të kalojnë kohën e tyre me një person tjetër krahasuar me kohën e tyre me grupe më të mëdha?
Ocklenburg dhe bashkëpunëtorët e tij treguan katër mekanizma të ndryshëm për të shpjeguar këtë gjetje:
Reciprociteti: Në përgjithësi, bashkëveprimet shoqërore me vetëm një person tjetër lejojnë më shumë kontroll të situatës, veçanërisht kur bëhet fjalë për reciprocitet. Kur bashkëveprojmë me vetëm një person tjetër, zgjedhjet e njërit ndikojnë drejtpërdrejt tek personi tjetër dhe vetëm tek ai person. Kështu, është e lehtë të dallosh nëse ekziston bashkëpunim i ndërsjellë (për shembull të dy njerëzit paguajnë me radhë për darkë) apo nëse dikush vepron si egoist (për shembull një person nuk e paguan kurrë faturën). Në grupe më të mëdha, situata bëhet shumë më e komplikuar (për shembull, nëse personi 1 pushon së paguari faturën sepse personi 2 nuk paguan kurrë, kjo do të ndikonte gjithashtu tek personi 3 dhe personi 4 dhe do të krijonte një përshtypje negative mbi ta)
Koordinimi: Është shumë më e lehtë të bashkërendosh sjelljen shoqërore me një person sesa me disa njerëz të tjerë në të njëjtën kohë, veçanërisht nëse njohim mirë personin tjetër dhe preferencat e tij. Kjo e bën më të lehtë dhe më efikas komunikimin me vetëm dy persona.
Parandalimi i përjashtimit shoqëror: Në shumë situata shoqërore të tilla si pushimet në një vend të panjohur, shoqërimi në një lokal ose të qenit në një grup të ri projekti në punë do të ishte shumë e pakëndshme të ishe vetëm. Të kesh një person tjetër përreth që na ngushëllon në një botë ndonjëherë frikësuese është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shmangur ndjenjën e pakëndshme.
Riprodhimi: Aktivitetet shoqërore në lidhje me riprodhimin si gjetja e partnerit, kalimi i kohës së bashku si çift, krijimi i familjes dhe rritja e fëmijëve zakonisht bëhen nga dy persona së bashku prandaj njerëzit janë më të prirur të qëndrojnë vetëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



