Ka ndodhur

‘Më preu rrugën një makinë’, pamjet zbulojnë gënjeshtrën e shoferit të furgonit të pasagjerëve

Gazeta Si- Drejtuesi i një furgoni për transport ndërqytetas të qytetarëve, i cili humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në Klos, duke lënë të lënduar 3 pasagjerë, u arrestua këtë të mërkurë në Dibër.

Policia thotë se 55-vjeçari Ajet Lila është arrestuar për deklarim të rremë për aksidentin në bypass-in e Rrugës së Arbrit, ku kishte thënë para oficerit “se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën”, duke shkaktuar përmbysjen e mjetit.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia, asnjë mjet tjetër nuk ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit.

Policia njofton gjithashtu se njëri nga të dëmtuarit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë