Inxhinerët e kompanisë së prodhimit të makinave elektrike “Tesla” kanë treguar sot në Youtube mënyrën e krijimit të një modeli prototip të një pajisjeje të frymëmarrjes artificiale përmes komponentëve të makinave të tyre. Ky krijim i “Teslas” vjen disa javës pas thirrjes që Donald Trump u ka bërë disa prej kompanive të mëdha industriale në vend që të mundohen për të prodhuar pajisje të frymëmarrjes artificiale (ose ndryshe ventilatorë) si rezultat i mungesës në sistemin shëndetësor amerikan të këtyre pajisjeve.
Sipas videos të publikuar nga Tesla dizajni i këtij prototipi përmban një touchscreen (ekran me prekje), kompjuter dhe sistem kontrrolli nga makina elektrike e “Teslas” modeli 3. Në video një inxhinier thotë që “Tesla” po shfrytëzon në avantazhin e saj komponentë që janë familjarë për të gjithë tashmë, të besueshëm dhe të gjetshëm.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo është shprehur të dielën se momentalisht një nga pengesat më të mëdha për secilin prodhues të pajisjeve të frymëmarrjes artificiale është numri i lartë i ndërprerjeve që ekziston në zinxhirët e furnizimit të këtyre pajisjeve si rezultat i masave të karantinës që janë marrë në shumë shtete.
Në një deklaratë për shtyp zoti Cuomo shprehet i shqetësuar se “askush nuk mund të prodhojë ventilatorë tani për dy javë; nuk mund t’i prodhosh kaq shpejt sepse ka mjaft pjesë që vijnë nga shtetet e tjera”. /Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.