Ka ndodhur

Me pistoletë në lokal dhe kallashnikov në banesë, dy të arrestuar në Tiranë e Elbasan

Gazeta Si – Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur me pistoletë me vete në ambientet e një lokali në Kombinat, me krehër e municion luftarak.

Policia thotë se në pranga ra K. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

Ndërsa në Elbasan, u prangos një 48-vjeçar i cili mMbante në banesë, armë zjarri kallashnikov. Policia tha se 48-vjeçari ishte, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë