Rend dhe Ligj

Me pistoletë drejt Italisë, kapet në Rinas 43-vjeçari nga Durrësi

Një 43-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi po udhëtonte drejt Italisë me një armë zjarri.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin B. L., 43 vjeç, banues në Durrës.

Siç njofton policia, gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, Policia i gjeti një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë, të cilat i janë sekuestruar.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që shtetasi i arrestuar ka pasur me këtë armë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë