Qeveria e Salvadorit zhvendosi mijëra anëtarë të dyshuar të një bande në një “mega burg” të sapohapur të premten.
“Kjo do të jetë shtëpia e tyre e re, ku ata nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë më dëm popullatës,” shkroi Presidenti Nayib Bukele në Twitter.



Rreth 2,000 anëtarë të akuzuar të një bande u transferuan në burgun me kapacitet prej 40,000 personash, i konsideruar si më i madhi në Amerikë, herët në mëngjesin e së premtes.
Në një video të postuar nga Bukele, të burgosurit të zhveshur vetëm në pantallona të shkurtra të bardha, me kokë të rruar, shihen duke vrapuar në burgun e ri nëpër qeli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




