Bota

Me orë 35 mijë euro, si u arrestua ‘Kumbari’: u përdor sistemi i të sëmurëve onkologjikë

Pasi dëgjuan disa të afërm që flisnin për sëmundjen në një përgjim, hetuesit hartuan një listë të pacientëve që mund t'i korrespondonin “shefit” për nga patologjitë, gjinia, mosha dhe prejardhja. Rasti i emrit të rremë të përdorur, ai i nipit të një bashkëpunëtori tjetër

Gazeta Si - Sëmundjet e rënda nga të cilat vuan “shefi”, u zbuluan duke përgjuar disa anëtarë të familjes së tij ende të lirë.

Pikërisht, duke dëgjuar frazat e pëshpëritura të motrave të bosit të mafies nga Castelvetrano, Matteo Messina Denaro, tani pas hekurave, hetuesit bashkuan copat e “puzzle”-it që i çoi në kapjen e Kumbarit.

Familjarët e përgjuar folën për një kancer të mëlçisë, kimioterapi dhe dy operacione: njëri për kancerin, tjetri për sëmundjen e Crohn (gastrointenstinale).

Një kontribut që nisi hetimin nga Prokuroria e Palermos, e cila i dha fund mosveprimit tridhjetë vjeçar të Matteo Messina Denaro.

Falë qendrës së Ministrisë së Shëndetësisë, e cila mbledh të dhëna nga pacientët me kancer, hetuesit kanë hartuar një listë të pacientëve që për shkak të patologjive, gjinisë, moshës dhe origjinës ishin të pajtueshme me kumbarin e kërkuar.

Mes emrave, njëri i bëri magjistratët të hidheshin në dyshime: Andrea Bonafede, nga Campobello di Mazara, në zonën e Trapanit, nipi i Angelos, një ndihmës i vjetër i shefit.

Operuar në klinikën “Maddalena” në Palermo një vit më parë. Veç se, hetuesit zbuluan se në ditën e ndërhyrjes së treguar nga arkivat e ministrisë, Bonafede ka qenë i qetë në shtëpinë e tij.

Këtu vjen kthesa: Bonafede mund të ishte emri i përdorur nga Messina Denaro, i cili për një vit shkonte lart e zbriste nga streha e tij në “La Maddalena” për kimioterapi.

Pastaj lajmi i të premtes: Bonafede kishte një vizitë dhe një seancë të planifikuar. Operacioni nis menjëherë.

Pacienti i shoqëruar nga një person (Giovanni Luppino, një tregtar ulliri në Campobello di Mazara), mbërriti në klinikë mëngjesin e sotëm.

Dhjetëra agjentë e prisnin në “La Maddalena” midis pacientëve të tmerruar. Messina Denaro, ndoshta duke vënë re lëvizjen, ndoshta për të marrë pak ajër përpara vizitës, u largua nga qendra mjekësore.

Një karabinier iu afrua dhe i tha si quheni?: “Unë jam Matteo Messina Denaro”, ishin fjalët e fundit të ish-të arratisurit si i lirë.

“Matteo Messina Denaro u kap falë metodës Dalla Chiesa, d.m.th grumbullimi i një numri të madh të të dhënave nga shumë departamente të karabinierëve, në rrugë, përmes përgjimeve telefonike, bazave të të dhënave shtetërore, rajoneve administrative për të çuar në arrestimin e mëngjesit të sotëm”, - konfirmoi komandanti i karabinierëve, Teo Luzi në Palermo.

Në kyçin e dorës, shefi mbante një orë 35 mijë euro, një “Franck Muller”. "Ai ishte i veshur mirë, i pashëm, kishte veshur veshje luksoze, - saktësoi zëvendësprokurori i DDA Palermo, Paolo Guido, - nga kjo mund të nxjerrim se kushtet e tij ekonomike në këtë kohë nuk ishin asgjë tjetër, veçse jo të vështira".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë