Politike

Me Nokën në Elbasan/ Bardhi: Po u bëmë bashkë, në 2025 PD bëhet fituese (ftese indirekte edhe për Bashën)

Në një takim të zhvilluar me demokratët në Elbasan, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë klërkuar pjesëmarrje të madhe në protestën e 20 shkurtit.

“Është koha që të ngrihemi dhe t’i japim përgjigje Ramës e regjimit të tij. Askush nuk ka as më të voglin iluzion se Rama do të përgjigjet dhe do të marrë atë që meriton. Për inceneratorin e Tiranës, Veliaj duhet të përgjigjet e të shkojë para drejtësisë. Edhe Gentian Llataj, i zhytur në krim korrupsion, e batak po vazhdon e kullandriset vetëm e vetëm se ka drejtësi me regji dhe regjisori i kësaj drejtësie është Rama. Berisha që ka qeverisur këtë vend me duart më të pastra, simbol i antikorrupsionit është i burgosur politik sepse s’ka drejtësi të re. Është atje sepse tha të vërteta të mëdha, ndaj Rama nuk e duroi dhe dha urdhër për arrestimin e tij”, tha ndëer të tjera Noka. Ndërsa Gazment Bardhi në anën tjetër u fokusua më së shumti tek  bashkimi i opozitës.

“Po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot,  pa u ndalur derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara. Unë jam dëshmitar për sakrificën dhe betejën që ju dhe ne të gjithë bashkë, bëmë në 2021. Në atë betejë, vetëm duke patur në krah njëri tjetrin, ne punuam dhe arritëm të fitojmë mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Elbasanit. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë në këtë periudhë që na ka ngelura deri në zgjedhje. Do të duhet të fitojmë mendjen dhe zemrën e çdo qytetari të ndershëm. Këtu në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.  Te qytetarëve që e duan ndryshimin që e presin ndryshimin  dhe që punon për ndryshimin”, tha ai. Në mënyrë indirekte Bardhi kishte një ftesë edhe për Bashën edhe pse e konsideron si pjesë e vogël e PD.  

“Pa bere histori me atë qe ka ndodhur ne këto dy vite ne PD, ku shume prej nesh per këto  zhvillime kanë ndarë mendime të ndryshme që na përçanë dhe na futën në konflikt, nuk dua të fsheh krenarinë që edhe njëherë ne demokratët treguam se kur bëhet fjalë për Shqipërinë, kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve shqiptarë dimë ti kapërcejmë vështirësitë. Ne fatmirësisht u ndërgjegjësuam të gjithë bashkë se ajo rrugë ishte rrugë e gabuar.

Ka nje pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një dëtyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë