Teknologji dhe Inovacion

Me një opsion të ri, ChatGPT ‘fiton’ një milion përdorues të rinj në vetëm një orë

OpenAI ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me opsionin e gjenerimit të imazheve, e cila ka sjellë një rritje masive të përdoruesve brenda një kohe rekord.

Vetëm brenda një ore nga lançimi, platforma ka regjistruar mbi një milion përdorues të rinj, duke e vënë në vështirësi sistemin e krijimit të llogarive të reja.

CEO i OpenAI, Sam Altman, e ka quajtur kërkesën për këtë shërbim si “biblike”, duke reflektuar mbi popullaritetin e jashtëzakonshëm të chatbot-it ChatGPT dhe veçorisë së tij të re për krijimin e imazheve.

Fillimisht, OpenAI synonte ta ofronte këtë shërbim për të gjithë përdoruesit, pavarësisht nga niveli i abonimit, por interesi i lartë ka sjellë vonesa në aksesimin e versionit falas.

Tani, kompania ka raportuar vështirësi me regjistrimin e llogarive të reja, pasi serverët e saj po përballen me një fluks të paprecedentë përdoruesish.

“Këto aftësi e bëjnë më të lehtë krijimin e imazhit që imagjinoni, duke ju ndihmuar të komunikoni në mënyrë më efektive përmes pamjeve dhe avancimit të gjenerimit të imazhit në një mjet praktik me saktësi dhe fuqi”, tha Altman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë