Ka ndodhur

Me municione, armë dhe veshje e sende të policisë, arrestohet 28-vjeçari në Poliçan

Gazeta Si – Një 28-vjeçar është arrestuar në Poliçan, pasi posedonte në shkelje të ligjit municione, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si at të policisë.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e F.D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion  luftarak dhe një armë gjahu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë