Të rinjtë, njohur si Gjenerata Z (20 e ca vjeçarët) nuk preferojnë më Barcelonën e zhurmshme, por vende unike dhe të lira si Shqipëria e Mali i Zi.
Me rritjen e shqetësimit për mbi-turizëm, udhëtarët po tentojnë të ndërrojnë vendet e njohura turistike me vende më pak të njohura dhe sigurisht më pak të kushtueshme në Europën Lindore. Një ndryshim i tillë po transformon qytete si Vlora, Bukureshti dhe Vilniusi.
Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion “arratisje” për turistët që zakonisht bien në grackat e Italisë dhe Kroacisë. Të rinjtë po zgjedhin plazhet e paprekura të Shqipërisë, qytete të gjalla si Tirana dhe një trashëgimi kulturore tejet të pasur – dhe duke pasur fqinj Greqinë. E lënë në hije shpesh për shkak të Greqisë, Shqipëria po kalon gjithashtu momentin e saj për të shkëlqyer: kishte 50% më shumë vizitorë ndërkombëtarë në këtë perlë të Mesdheut në 2023 krahasuar me 2019-ën, sipas Turizmit të OKB-së.
Sipas një ankete të kryer nga Euroneës Travel, rritja e “destinacioneve alternative”, po transformon idenë e të udhëtuarit. 68% e Gjeneratës Z kërkojnë përvoja autentike dhe për këtë vendet në lindje të Europës po shijojnë një rritje të papritur. Madje pritet që ato të tejkalojnë dhe fqinjët e tyre në krahun perëndimor.
Ndërroni Peleponezin e Greqisë me plazhin e Vlorës
Vlora në rivierën shqiptare iu premton brigje të përkëdhelura nga dielli, uj të kristaltë të detit Jon dhe një histori të pasur, pa grupet e turistëve. Shijoni gatimet e freskëta të detit, baret plot jetë e muzikë dhe udhëtimet si nëpër filma me anije – të gjitha këto për ccmime shumë më minimaliste se fqinji grek. Kaloni ditën në brigjet e qeta të Nartës ose plazhit të Zvërnecit, ose merrni një varkë në Gadishullin e Karaburunit për limane të izoluar që rivalizojnë plazhet më të mira të Greqisë. Në mbrëmje, eksploroni qendrën historike të Vlorës, ku arkitektura osmane takohet me një skenë në rritje të ushqimit dhe jetës së natës.
Shko në Kotorr e jo në Dubrovnik
Kotorri i Malit të Zi, me rrugët prej guri, ndërtesat e periudhës veneciane dhe një pamje që të lë pa frymë, rivalizon më së miri sharmin e Dubrovnikut. Eksploroni kështjellat historike, bëni kajak nëpër peizazhe të ngjashme me fiordet ose vizitoni fshatin piktoresk të Perastit aty pranë.
Pavarësisht nëse jeni të tërhequr nga kryeqytetet kulturore të gjalla, plazhet e njomur nga dielli, qytetet historike mesjetare ose arratisjet nga përrallat, Evropa Lindore premton aventura të paharrueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.