Gazeta Si – Perikli Doçi, 37-vjeç, u arrestua në Tiranë, teksa po udhëtonte me një motomjet pa targa, me maskë silikoni të vendosur, eksploziv, 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri.
Policia iu vu në ndjekje, pasi Doçi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Ai u arrestua në afërsi të liqenit të Paskuqanit, ndërsa dyshohet se ishte nisur të kryente një ngjarje të mundshme kriminale. Dyshohet se motomjeti me të cilin po udhëtonte, të jetë i vjedhur.
Perikli Doçi është një person i njohur për policinë, pasi në tetor të vitit të kaluar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese e më pas automjetin e përdorur në krim, e ka djegur në urën e Tapizës.
Po në të njëjtin muaj, ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e një personi ku ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje