Media Galeri

Me këngë dhe tema të ndryshme, hapet Muzeu i Broadway në Nju Jork

Pikërisht në Times Square në zemër të Nju Jorkut, është krijuar një Muze i ri i Broadway-it për të gjithë fansat.

Dhomat në muzeun në Rrugën 45, që u hap ditën e martë kanë muzikë, video dhe kostume vezulluese për të treguar historinë se si lindi Broadway. Aty gjithashtu bëhen shfaqje duke dhënë edhe detaje nga prapaskenat.

“Broadway ka ekzistuar që nga vitet 1700. Ne thjesht duam ta sjellim dhe një herë më shumë në jetë”, tha bashkëthemeluesja Julie Boardman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë