Dosje

Me foto dhe emra: Droga, mbledhja e borxheve dhe egërsia. Si bota e krimit shqiptar ka pushtuar Romën

Grupet shqiptare të trafikut të drogës po fitojnë terren në Itali falë aftësisë për të siguruar shpejt e me çmim të lirë drogat e forta. Gazeta italiane “La Repubblica”, shkruan se kjo aftësi e ndërthurur me ndarjen e zonave të shpërndarjes përmes dhunës dhe lidhjet me individë të mafies, i kanë fuqizuar grupet shqiptare. Ato krijojnë lidhje me futbollistë, producentë apo edhe këngëtarë, si Elsa Lila, e arrestuar disa javë si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Gazeta Si - “Më në fund, dikush e mori Romën”. Ose, të paktën, u afrua shumë. Shqiptarët e brezit të dytë.

Të rritur nën hijen e familjeve kriminale historike që ndanë kryeqytetin, ata janë të egër, të armatosur deri në dhëmbë dhe të uritur për pushtet.

Kanë filluar t’i ngjitin shkallët që të çojnë “në qiell” si shitës droge në trotuare. Koha ka shpaguar gjithçka. Sot ata janë bashkëbiseduesit e privilegjuar të familjeve ‘Ndrangheta’ në Romë, fytyra e respektit për “aristokracinë kriminale të vendit”.

Nuk respektojnë asnjë rregull, por dinë atë themelorin, të memorizuar në kompaninë mëmë ku janë rritur: kush përcakton çmimin e drogës në Romë, qeveris tregun.

Dhe kushdo që qeveris tregun, komandon. Ata ia kanë dalë. Falë marrëdhënieve të vendosura me “Kartelin e Gjirit” në Kolumbi, falë paktit me ushtrinë marokene që lehtësojnë kanalet e furnizimit me hashash, falë disa agjentëve të mirë në Ekuador.

Ata arritën të kishin shumë gjëra dhe me një çmim konkurrues, kanë arritur të sigurohen që ata që nuk janë me ta, të shmangin veten.

Një “peshkaqen i vjetër”, si Massimo Carminati e kishte kuptuar tashmë këtë në vitin 2013.

“Ata janë të shëmtuar e të fortë”, kishte thënë ai në një nga bisedat e tij të përgjuara në hetimin e mafies së kryeqytetit italian. Mes të tjerash thuhet: ”Janë fëmijë të shqiptarëve që kanë punuar këtu dhe prandaj e dinë mirë gjuhën, e njohin mirë territorin. Dhe pastaj në krahasim me mafien romane, ata janë të këqij, domethënë nuk i nënshtrohen askujt”.

Arbeni, “Mbreti” i parë

Në punën e Antimafias italiane të Prokurorisë së Romës, ka gjurmë të kësaj historie, ku spiksin edhe tre emra të përsëritur: Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe. Dhe pikërisht fillohet me Arbenin.

E quajnë “Riccardino”, tashmë ka grumbulluar një pasuri falë drogës dhe biznesit të makinave të fatit.

Madje ai ka zhvilluar një farë aftësie diplomatike në vendosjen e marrëdhënieve të forta me familjet e larta të krimit, falë burgut që bëri në Avellino, ku u njoh me kalabrezin Rocco Bellocco, të klanit “Rosarno”.

Arbeni e ka nisur nga Acilia. Aty ku – jemi në vitin 2013 – arriti të bënte turneun e tij diskret me ndihmën e vëllezërve Guarnera dhe shqiptarëve të tjerë, duke ripropozuar formatin dhe rutinën e grupit Camorra, që deri pak kohë më parë drejtohej nga Mario Iovine, i klani i Casalesi.

Arbeni bën biznes me të gjithë. Nga grupi Fasciani te Sienezët, nga Carminati te ‘Ndrangheta.

“Kalabrezët janë numër një, - shpjegoi ai gjatë një interviste në burg, - ata më ftojnë për darkë çdo mbrëmje”.

Dhe në atë 2013 – vënë në dukje ata që e hetojnë – banda e tij “mund të mbështetet në marrëdhëniet me subjekte që i përkasin “Banda della Magliana”, si Luciano Crialesi dhe Renato Santachiara”.

Mbi të gjitha, banda ka “krijuar marrëdhënie bashkëjetese me anëtarët e klanit Fasciani të Ostias,

2013, është viti në të cilin karabinierët ndjekin dhe dëgjojnë si hije Massimo Carminati.

Ai fotografohet në një përqafim me Arben Zogun, i cili ndërkohë ka hyrë plotësisht në krye të “baterisë Ponte Milvio”, po e njëjti bandë që drejtohet nga shefi historik ultras i “Irriducibili”-t të Lacios, që do të vritej në gusht 2019 në Parco degli Acquedotti:  Fabrizio “Diabolik” Piscitelli.

Edhe Guardia di Finanza e përgjon Arbenin. Është viti 2015 dhe Zogu është fuqizuar, siç thonë autoritetet në një raport të muajit korrik: “Është regjistruar ngritja e papritur dhe domethënëse e vetë Zogut brenda botës së mafies romane, në kushte reciprociteti me bosin kriminal Massimo Carminati. Si dhe për të marrë respekt të gjerë dhe të njohur në kontekstet më të dhunshme kriminale të kryeqytetit, falë edhe aftësisë së njohur për t'u imponuar, në mënyrë efektive dhe konkurruese, në tregjet më fitimprurëse".

Arbeni pra. Mbreti i parë i një gjinie të re kriminale. E para. Por jo e fundit, sepse kush do të duhet ta pasojë në 2015-ën, sillet rreth tij si engjëjt mbrojtës: Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.

Lidhjet e Dorianit

Në vitin 2015, dyert e burgut hapen për Arbenin, por edhe për Elvis Demçen, i cili duhet ta pasojë pas hekurave, pasi akuzohet për vrasjen e Federico Di Meo, i vrarë në Velletri në 2013.

Elvisi do të shpallet i pafajshëm në Apel, por fakti mbetet se ai nuk është gati për të trashëguar fronin.

Pra, i takon Dorian Petokut. Ai ka lindur në vitin 1988 në Shqipëri, në Lezhë, një qytet me 113 mijë banorë.

Kërcimi nga Lezha në Ponte Milvio të Romës, duket se nuk e mërzit Dorianin, i cili e mbush shpejt boshllëkun e lënë nga Arbeni, “Mbreti i parë”.

Në vitin 2018, në rrjetet sociale ai pëlqen të përjetësojë veten mes tufave të kartëmonedhave dhe armëve.

Një vit më parë, hetimi “Grande Raccordo Criminale”, dokumentoi se si ai bënte biznes me Fabrizio “Diabolik” Piscitelli dhe partnerin e tij, Fabrizio Fabietti.

Imazhi që fotografon respektin e fituar nga shqiptarët në bilancin kriminal të qytetit është ai i përjetësuar nga një drekë e 13 dhjetorit 2017, në restorantin “L’Oliveto” në Grottaferrata.

Atë ditë, ulur rreth një tavoline, janë katër burra. Është edhe një i infiltruar, i cili e quan veten “francezi” dhe veprat e të cilit rrëfehen në operacionin “Brazil loë cost” (kur familja Casamonica tentoi të sillte në Itali një avion të ngarkuar me kokainë të pastër që do t’i bënte milionerë).

Në krah të tij, ulet Salvatore Casamonica, i lindur në 1976, një figurë e kalibrit të madh kriminal dhe kryetar i klanit që kontrollon Romën Lindore.

Përballë tij, ha dhe diskuton Fabrizio Piscitelli, “Diabolik”. Dhe pastaj është ai Dorian Petoku.

Nuk është një drekë me miqtë. Casamonica, Piscitelli dhe shqiptarët në fakt po vulosin një “pakt mafioz”, që do të duhet t’i japë fund konfliktit midis familjeve Esposito dhe Spada dhe të lejojë që trafiku i drogës të lulëzojë në bregdetin e Lazios.

Një ekuilibër i ri, në të cilin shqiptarët fitojnë vend në tavolinë. Megjithatë, fati i Dorianit nuk zgjat. U arrestua në vitin 2019 në Shqipëri (shtatorin e kaluar u ekstradua në Itali).

Dhe prandaj, më në fund i takon Elvis Demçes, i cili ndërkohë i ka zgjidhur problemet me drejtësinë.

Një personazh i kalibrit të madh kriminal dhe bos i klanit që kontrollon Romën Lindore.

Elvis Demçe kontrollon një prizë elektrike në shtëpinë e tij për të verifikuar praninë e mundshme të një përgjuesi ambiental

Elvisi, “Zoti”

Elvisi  rrezikoi të kalonte jetën në burg. Por në moshën 36 vjeçare, sa ishte në vitin 2020, ai është i lirë dhe ka gjithçka: urinë, karizmën, egërsinë, aftësitë logjistike dhe kontaktet e duhura.

Ai del nga burgu më 19 prill, në pandemi dhe izolim të plotë. Me një bindje të rrënjosur thellë: “Unë jam Zoti”.

Ai e shkruan në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”, të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik.

Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar edhe ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë të respektuar.

Por tani që ai ka dalë nga burgu, pronari pretendon atë që ai e konsideron se është pronë e tij. “

“ISIS ka dalë nga burgu”, - thotë Elvis, duke e krahasuar veten me kalifatin e zi dhe duke shpallur luftën.

Ai synon të rikuperojë "menjëherë qarkun e tij të marrëdhënieve kriminale për të rimarrë kontrollin dhe dominimin në pazaret e kryeqytetit dhe të krahinës (Velletri dhe Acilia)", shkruajnë magjistratët.

Sepse thotë “ka vetëm një kishë ... edhe këtu kalldrëmet janë tonat”, duke dhënë urdhra nga veranda e shtëpisë së tij, në “via Foglianese”, një grup shtëpish jo shumë larg Prenestinës.

Elvisi përpiqet të eliminojë rivalin e tij Arapaj, duke e dorëzuar nën kujdesin e një komandoje prej katër vrasësish pranë Lanuvios.

Ai synon të vrasë dy magjistratë romanë që kishin vënë një përgjues në timon, madje me çmimin e vrasjes së tyre, sapo të dilnin nga gjykata në “Piazzale Clodio”. Dhe ai urdhëron të zbulohet se ku jetojnë policët që kanë lidhje me njerëzit e tij.

Elvisi ka kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Dhe ai është i armatosur deri në dhëmbë.

Ai punon me ‘Ndrangheta’-n, bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me “trashëgimtarët e Pablos, që janë ata të kartelit Medelin.

”Ata që kontrollojnë guerilët në Amazonë”, thotë ai. E megjithatë për Elvisin, paratë nuk janë gjithçka. Krimineli, për të, është një dimension ekzistencial, i vetmi që mund të imagjinohet.

Maska dhe një armë zjarri e gjetur në shtëpinë e Ermal Arapajt, rivalit të Elvis Demçes

“Gjithmonë do të më mungonte diçka, sepse brenda jam një kriminel. Edhe me 100 milionë me kostum dhe kravatë, unë gjithmonë kriminel mbetem. Nuk do të dija kurrë të arsyetoja si një i krishterë i mirë”.

Ai nuk konsumon ajër. Ai jeton në magjepsjen e një “miti”, si Raffaele Cutolo, i cili feston ditën e vdekjes së tij: “Ky njeri i madh ka vdekur. Që në ‘79 i burgosur”, shkruan Demçe, duke kujtuar refuzimin e shefit të Camorra për të bashkëpunuar: “Ai u përgjigj unë që jam mësuar mes hekurave për të parë familjen time dhe kjo është në rregull, më jep më shumë dashuri të vdes mes hekurave me dinjitet, sesa mes luksit dhe turpit”.

Me Elvisin, Roma është e përmbytur me tonelata kokaine dhe sherre. Të cilat kthehen në paleta parash.

Por, në fakt, pasuria nuk mjafton. Ai ka nevojë për gjak. Përpiqet më kot të vrasë Arapajn, uzurpatorin e shesheve të shpërndarjes së drogave.

Por nuk i japin kohë. Ai arrestohet. Dhe, disa muaj më vonë, Europol arrin të marrë në dorë një server të dedikuar të quajtur “Sky Etc”, i cili përmban bisedat e koduara të 170 kriminelëve të bindur se ata mund të flasin lirshëm.

Janë edhe ato të Elvisit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por edhe fotot e viktimave të klanit, të publikuara në park me armën e drejtuar në kokë, në pritje për të thënë fjalën e fundit para urdhrit të Elvisit.

Operacioni "Brasil Low Cost". ku Dorian Petoku u arrestua menjëherë në Shqipëri, për t'u ekstraduar në Itali

Droga dhe mbledhja e borxheve

Serveri i sekuestruar nga Europoli është një “arkivol” i frikshëm, i aftë për të hapur një goditje përfundimtare gjatë pesë viteve që i kanë dhënë Romës “mjeshtrat” e saj të rinj.

Pas biznesit të makinave të fatit të Arben Zogu, i cili u ndërpre në vitin 2015, shqiptarët i janë rikthyer bizneseve më klasike.

Duke filluar me mbledhjen e borxheve, që ka qenë gjithmonë traditë. Nuk është rastësi që emri i Arben Zogut lidhet me atë të disa borxhlinjve të përfshirë në historinë ku u arrestua ish-bashkëshortja e ish-futbollistit Daniele De Rossi, Tamara Pisnoli, e përfshirë në rrëmbimin e një sipërmarrësi.

Pasardhësi i Arbenit, Dorian Petoku, është gjithashtu i njohur me mbledhjen e borxheve. Këtë e dokumentojnë aktet e hetimit për vrasjen e Diabolikut.

Për të përmendur një: më 6 maj 2018, Piscitelli dhe krahu i tij i djathtë, Fabrizio Fabietti, së bashku me Dorian Petokun “me mbështetjen e Leandro Bennato dhe Ettore Abramo” dhe me ndihmën e boksierit Kevin nga Napoli, Andrea Maatoug dhe Aniello Marotta, masakrojnë Anxhelos Mirashin, i njohur si “Engjëlli i vogël”, një tjetër shqiptar i njohur si trafikant droge.

Ai nuk kishte ndërmend të shlyente 103 mijë euro të marra borxh dhe për më tepër kishte hapur biznesin e tij. Hetuesit dëgjojnë Fabiettin, i cili thotë.

“Unë përgatita një makinë për të. Ne i masakrojmë të gjithë … janë katër vetë … janë të gjithë të shëmtuar, të shëmtuar … këta po i shfarosin të gjithë … me goditjen elektrike shtrijnë njerëzit”.

Edhe Elvis Demçe, “Zoti” nuk heq dorë nga mbledhja e borxheve. Pikërisht atij i kthehet në fakt producenti i filmit, Daniele Muscariello kur duhet të kthejë një shumë: 900 mijë euro.

Dhe kjo, sepse para se të përfundonte në burg së bashku me 9 persona të tjerë, përfshirë një karabinier dhe një polic që mbante anën e Camorras, Muscariello pastronte para duke shfrytëzuar kompanitë e tij.

“Një film mund të kushtojë 200 mijë, por mund të kushtojë edhe 50 milionë euro”, tha ai.

Me përjashtim të faktit që dikush trokiti në derën e Elvisit për të marrë një mal me grurë nga “një kompani nga Velletri që kishte marrë, falë napolitanëve, një nënkontratë për punimet në lidhje me rindërtimin pas tërmetit të L’Aquila”.

As më shumë e as më pak se një ryshfet i papaguar për një kontratë. Elvisi niset.

“Për t’i trembur ata? Jo, jo, për t’i vrarë! Njërin e godasim në këmbë, tjetrin e eliminojmë”.

Por biznesin e vërtetë, shqiptarët e bëjnë me drogën. Ata fillojnë duke shfrytëzuar marrëdhëniet me rajonin e Kampanias.

Por ata kërkojnë më shumë prej tyre sesa thjesht kontrollin e farmacive. Ata nuk kanë ndërmend të jenë hallka në një zinxhir.

Ata duan të menaxhojnë të gjithë tregun, duke u bërë furnizuesit e tij. Dhe prandaj nuk mjafton të garantohet blerja dhe transporti i sasive të mëdha të drogës, duke paguar kështu kokainën 36 ose 34 mijë euro për kilogram.

Ne mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Por për këtë duhen kontakte ndërkombëtare.

Fillimisht tenton Dorian Petoku, i cili së bashku me Salvatore Casamonica, malazezin Tomislav Pavlovic dhe dy italianë të tjerë tentojnë të marrin kokainë të pastër nga Brazili, Republika Domenikane dhe Bolivia.

Falë disponueshmërisë së avionëve, armëve dhe pajisjeve për t’iu shmangur kontrolleve, siç dokumentohet nga hetimi që bllokon dhe ndërpret një ngarkesë prej 7 tonësh kokainë, me të cilën përmbyten sheshet e kryeqytetit.

Nga ana tjetër, Elvisi ia del të blejë kokainën edhe me 30 mijë euro kilogrami. Duke shfrytëzuar talentin e tij për logjistikë.

Në fakt, ai u propozon furnitorëve jo vetëm si klient, por si një bashkëbisedues i aftë për të menaxhuar transportin dhe magazinat.

Droga, e cila fillimisht ishte blerë dhe marrë në Kampania, fillon të mbërrijë direkt në Romë. Dhe ky është vetëm fillimi.

Në fakt, bisedat sekrete të Elvisit tregojnë për drejtimin e tij madhështor në aferat ndërkombëtare: “kivit”, të ardhura nga Ekuadori, marrëveshjet me ushtrinë marokene, marrëveshjet me “Gulf Cartel” në Kolumbi dhe kontejnerët e mbushur me drogë që mbërrijnë në port nga Gioia Tauro, Kalabri.

Më 20 janar 2021 postohet një sms në chat-in e shqiptarit. Është komunikimi nga kontakti në Marok, “hermano”: “Do të shpjegoj pak për t’ju bërë një llogari për nivelin e këtij operacioni, - shkruan Demçe. - Ky operacion kontrollohet dhe autorizohet nga kupola ushtarake. Tashmë drejtori i portit dhe tranzitori janë thirrur për të marrë urdhra për trajtimin e kontejnerëve që shkojnë në Gioia Tauro (Nuk do të kontrollohen). Ngarkesa mbërrin në Kalabri.

Pushkë për prokurorët, bazuka për sipërmarrësit

Falë kontakteve të tij, Elvis Demçe merr sheshet tregtare midis Prenestinos, bregdetit Pontino, Castelli Romani dhe Velletri.

Por ai është i vetëdijshëm se ripushtimi i tij mund të ndezë një luftë. Dhe “për të bërë luftë dhe për të fituar, - i thotë një miku, - përgatitesh në kohë paqeje. Se në kohë lufte, tashmë është vonë”. Prandaj na duhen “hekura”, armë. Për t’i vërtetuar ato, të dyshuarit bëjnë shaka, “nëse sjellim dikë dhe e përdorim si shënjestër”

Shefi kujton kohët e vjetra: “Nuk e patë arsenalin që na morën 8 vjet më parë. Unë vërtet kisha më shumë armë se një kazermë”.

Arsenali i sekuestruar, dyshohet se ishte ai i gjetur në Primavalle: kishte më shumë tritol, që hetuesit kanë menduar gjithmonë se kishte të bënte me ndonjë grup kalabrez dhe me shqiptarët, që Elvisi tani i paguan rregullisht, ndërsa janë pas hekurave.

Në fakt, përgjimet e verës 2020 zbulojnë se grupi u drejtohet pikërisht kalabrezëve: “Pres të sjell një çantë të plotë nga Kalabria, kam blerë 20 mijë euro armë, përveç këtyre që i kam tashmë, po ju them se kam më shumë armë se një depo ushtarake”, thotë Elvisi.

Një pushkë “AK47”, një automatik “Uzi M12 Scorpion”, një pistoletë “glok17”, një daulle e kalibrit 375, një Beretta më klasike, armë të tjera të kalibrit 38 dhe disa granata dore.

Ekziston një listë e gjatë e arsenalit që Elvisi synon të blejë. Sepse, “armët duhen gjithmonë, nuk di shumë, sepse janë të disponueshme”.

“Unë e di sëmundjen time, – thotë ai, – si gratë”. Ka “dhe një bazukë për t’u përdorur kundër shtëpisë së Luçianëve”, sipërmarrësve që përfunduan në ‘sqetullën’ e shqiptarit.

“Po kur do t’i japim një goditje këtyre të padenjëve”, - pyet Elvisi në një bisedë me një nga ushtarët e tij, Francesco “Bigis” Bastianelli, duke postuar në chat foton e viktimave, sipërmarrës me interesa në kompanitë e ndërtimit.

Është janari i vitit 2021: “Vëlla, po i gjej emrin dhe mbiemrin…kështu që i heqim qafe familjen dhe e bëjmë të zbresë”, thotë shefi.

Qëllimi është i qartë: “Duhet t’u heqim të paktën 500 mijë euro këtyre spiunëve”.

Muajin pasardhës, “Elvis Demçe informon Bastianellin për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se nesër do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicion të organizatës”.

Në fotot që dërgojnë kriminelët, janë M16, Ak47 dhe armë. Mes armëve, është edhe “një bazukë për t’u përdorur kundër shtëpisë së Luçianëve”.

Bosi shqiptar miraton blerjen e armëve dhe bashkëpunëtori përgjigjet: “Nesër më sjellin Ak dhe bazuka të tjera”.

Elvisit i duhen armët për të vrarë policët që hetojnë ndaj tij. Në vitin 2020, shefi, pasi kishte marrë emrat e policëve dhe profilet sociale, kishte vendosur: “Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër, ta rrënojmë… Një plumb në kokë, për ta shkatërruar. Thjesht përgatit motoçikletat… duke biseduar me djemtë, biçikletat dhe gati në aksion për të vepruar. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kushdo që e ka bërë, duhet t’i qëlloni, thjesht t’i eliminoni”, thotë ai.

Por “çunat” e kanë të vështirë ta gjejnë policin: “Vëlla, ai ka 10 shtëpi, nuk e arrin dot askund, nuk ka besim as tek policët”.

Por Elvisi nuk dekurajohet: “Prisni sa t’i bëj kurthin e fundit. Shihni çfarë i bëj! E lë të vdekur në tokë në mes të Tor Bellës me kokën plot vrima. Ia tregoj unë atij birit të k....”.

Bisedat me sms

Demçe nuk ndalet as kur Alessandro Corvesi, ish-lojtari i Lazio Primavera-s, u kap në shkurt 2021 me 27 kilogramë kokainë dhe mbi 200 mijë euro cash dhe vendos t’u shpallë luftë prokurorëve që i vendosën një përgjues në makinë, Francesco dhe Giuseppe Cascini.

Nuk ka rëndësi nëse prokurorët janë të shoqëruar, të mbrojtur dhe të kenë një makinë të blinduar.

Më 24 shkurt, Corvesi është i vendosur: “Dua ta vras”. Dhe ai përpiqet të kuptojë se si ta bëjë këtë: “A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? Janë të shoqëruar? A janë të mbrojtur?”. Dhe Elvisi: “Sigurisht që janë të mbrojtur, eskortë dhe makinë e blinduar”.

Fjalët e shefit e ngatërrojnë Corvesin. Nga njëra anë, ai është i gatshëm të paguajë “një shumë të madhe parash”, për të ditur se ku jeton magjistrati.

Nga ana tjetër thotë, “nuk e di nëse mund ta vras”. Elvisi e ka zgjidhjen: “Këta tipat ’Nency’, mund të na ndihmojnë, – thotë ai. – Këtyre për t’i bërë më shumë dëm se sa për t’i dëmtuar, për t’i bërë ndonjë video ose për të pasur diçka për t’i shantazhuar dhe për t’i mbajtur nën vete. Do të ishte shumë mirë”.

Plani B është i qartë: marrja e fotografive ose videove komprometuese për të shantazhuar prokurorët.

Por ideja nuk i bind bashkëpunëtorët. Elvisi gjithashtu flet për këtë çështje me një tjetër kriminel, Massimiliano Rasori.

“Bisedat tregojnë se kreu i organizatës nuk e ka braktisur qëllimin e vrasjes ndaj magjistratit, në të vërtetë ato nxjerrin në pah sesi ai tashmë ka marrë armë lufte potencialisht të përshtatshme për të shpuar makinat e eskortës së magjistratëve”.

Dy bashkëbiseduesit shkëmbejnë edhe foto të armëve: një pistoletë dhe një pushkë. Por ata kurrë nuk do ta vënë në veprim planin e tyre.

Plani dhe synimi mbeten, që janë “aspekti më i rëndë dhe shqetësues që u shfaq në të gjithë hetimin”, shkruajnë karabinierët.

Mafia romane, trashëgimtarët e Escobar dhe Maroku

Marrëdhëniet e lashta të Arben Zogut me klanin Fasciani ose me fraksionet napolitane, zëvendësohen nga Dorian Petoku me lidhje të reja të ngushta me klanin Primavalle di Gambacurta, baterinë e Ponte Milvio di Diabolik dhe Casamonica.

Por pikërisht me Elvis Demçen, sistemi i marrëdhënieve kriminale të shqiptarëve shtrihet përtej kufijve të kryeqytetit.

Marrëdhënia me kalabrezët është e fortë. Dhe pikërisht atyre do të donte t'u drejtohej Elvisi kur t'i shpallte luftë Ermal Arapajt:

“Po planifikojmë edhe një gjë tjetër. Nëse nuk e gjejmë shpejt, do ta 'sjell' tritolin nga Kalabria. I shkatërrojmë shtëpi, makina dhe gjithçka”.

Por me kalabrezët nuk diskutohen vetëm armët. Ata bëjnë marrëveshje të mira droge me ta.

E shesin kokainën me 30 mijë euro kilogramin dhe shqiptarët blejnë të paktën 17 kilogramë, “duke u siguruar strehim të sigurt, si dhe mjete për udhëtimet e tyre”, shkruajnë Karabinierët e Njësisë Hetimore.

"Me këta djem më bëni të dukem mirë", - siguron veten Elvisi, duke folur me njerëzit e tij.

Dhe nuk ka rëndësi "nëse këta kalabrezët janë pak ‘të rëndë’”, për të përfunduar marrëveshjen në kryeqytet.

Sepse “i njoh shefat e tyre që më interesojnë dhe na dërgojnë punë”. Ndaj “të gjendet një shtëpi e izoluar me tokë për këto dele. Është urgjente”.

Megjithatë, Elvisi është aq i pangopur, sa të imagjinojë një mashtrim, pikërisht në dëm të kalabrezëve, të cilët dëshirojnë të blejnë një "shesh" në Romë.

Rrjeti

Miqtë që kanë rëndësi, ata që mund të garantojnë se kanë një kontroll të fortë në tregun e drogës në Romë, nuk janë Italia.

Është “Hermano”, që mund të flasë në emër të Elvisit me kupolën e ushtrisë marokene. Por mbi të gjitha është “Paesano”, në Kolumbi, në vendin ku shqiptari do të donte të shkonte për të jetuar.

Ai gjithashtu njeh një djalë, emri i tij është Miro Niemeier Risvanovic, i njohur si “Rusi”.

Por “Il Russo” u gjet i vdekur në Pereira, një qytet kolumbian në Trekëndëshin e Kafesë në vitin 2018.

Kontakte të tjera mbeten. Në telefon flasin për dy vëllezër: “Njëri jeton në Kolumbi dhe tjetri në Holandë. Punojnë shumë edhe me Londrën”.

Karabinierët vërejnë “lidhje të shpeshta edhe jashtë kufijve kombëtarë në Evropë (Spanjë, Francë, Gjermani dhe Holandë) dhe në vendet e Amerikës së Veriut (Kolumbi)”.

“Paesano”, ose “kushëriri”, duket se garanton marrëdhënien më solide: “Ai jeton në Kolumbi dhe i propozon të udhëtojë botën (Dubai, Kolumbi dhe Brazil) me dokumente false, siç bëri në të kaluarën me “Ricky” ( pseudonimi i Zogut, Arbenit”, - thuhet në dosjen hetimore.

Kokaina mbërrin në Itali me çmime jashtëzakonisht konkurruese. Dhe është shumë e pastër. Edhe narkomanët që paguhen për ta provuar, thonë: “nuk vjen erë e rëndë”.

Ai “mall” mund të garantojë kontrollin e tregut. Jo vetëm në Romë. Disa ngarkesa mbërrijnë edhe në Kalabri.

“Nëse ka kohë, do t’jua dërgojmë në Siçili dhe do ta marrim gjithashtu. Por mos e kapin. Ka një pikë për transport dhe nga 35, marrim 10, 15 në javë”, thotë Elvisi, duke treguar dëshirën e tij për madhështinë. Rezultati është i shkëlqyer: “Më dërguan në Siçili dhe nuk u ankuan dhe ju e dini që ata në Palermo janë paksa...”.

Fabrizio Piscitelli, kapo i ultrasve të Lacios, i cili dyshohet se u vra në Romë nga një grup kriminal shqiptar

Nga Ponte Milvio në Velletri duke kaluar nëpër San Basilio

Me kalimin e viteve, shqiptarët pushtuan kështu një pjesë të tregut të drogës në Romë.

Të cilat vulosin duke imponuar edhe praninë e tyre fizike. Për këtë arsye, ata u shfaqën edhe në Ponte Milvio, një vend simbolik për kriminalitetin roman të një rangu të caktuar.

Në vitin 2019, një dëshmi e padëgjuar e një gruaje, i jep rrugën më të qartë asaj që po ndodh.

Dëshmitari është i tmerruar dhe flet me hetuesit pas një sulmi "nga persona të panjohur", thuhet në raport.

Ai rindërton atë që ndodh në dy dhoma në Ponte Milvio, ku vajzat e imazhit prostituojnë veten dhe kokaina sillet në tavolina së bashku me shishet e shampanjës.

Aty shiten edhe celularë të koduar. Banda që kontrollon vendin - shpjegon gruaja - do të përfshinte edhe shqiptarë, Casamonican dhe disa roje sigurie. Dhe pastaj është një vend, "Coco Loco", ku Adrian Pascu, kuzhinieri rumun i picave, i vrarë dhjetorin e kaluar me disa plumba në stomak, gjithashtu punonte teksa po ngjiste shkallët e shtëpisë së tij në Primavalle.

Ai është një njeri i afërt me Petokun. Një javë para vdekjes së tij, më 27 nëntor, policia e kishte identifikuar me një anëtar të familjes Casamonica.

Prezenca e shqiptarëve në Ponte Milvio është regjistruar tashmë në urdhëresa të tjera.

Ai vend ishte baza e "një grupi të ashpër kriminal të kryesuar nga Fabrizio Piscitelli, "Diabolik" dhe gjithashtu përfshinte njerëz nga vendet e Evropës Lindore", thuhet në dokumente.

Elvisi dhe në mungesë të tij, Arapaj, kanë pushtuar ndërkohë Castelli Romani, Prenestinon, një pjesë të bregdetit Pontino, Acilia dhe Velletri.

Egërsia e mafies shqiptare në Romë, duket në këtë foto nga serveri i përdorur për komunikime sekrete nga banda e Elvis Demçes

Shqiptari arrin të diktojë ligjin edhe në San Basilio, periferia romanke që është kthyer në supermarketin e drogës në Romë dhe një nga sheshet më të mëdha të trafikut të drogës në Evropë.

“Një ndikim parësor në zonën e San Basilios”, e përcaktojnë hetuesit, duke iu referuar historisë së lidhur me vëllezërit Primavera.

Fabrizio dhe Daniele, të arrestuar në vitin 2020, kishin marrë një ngarkesë droge nga Elvisi.

Iu desh t’i jepnin 100 mijë euro me këste, ndoshta me interes. Por diçka nuk shkon. Dhe Elvisi dërgon njerëzit e tij në territorin e Primaverave.

Vetë krerët janë të impresionuar nga dhuna e udhëheqësit të tyre, i cili urdhëroi një ekspeditë edhe kundër më të voglit të vëllezërve Primavera: “Ishte për të shkuar të merrte një djalë 15-vjeçar… më tha t’i këpusja të dy krahët”, thuhet në një përgjim.

Hetuesit flasin për metodat e 36-vjeçarit shqiptar, duke i cilësuar si “dhunë brutale dhe të paprecedentë, si p.sh. me armë zjarri në 9 korrik 2020 pas pritës së dështuar të Arapajt”, kur rivalit iu dogj shtëpia me shpresën se aksioni ishte aq demonstrues sa “përfundoi në lajme”.

Në fund të fundit, filozofia e Elvisit përmblidhet në një përgjim.

“Fillimisht të bej copa copa dhe më pas të hedh nga ballkoni... nuk diskutohet kur flas unë ... kur flas unë është urdhër i formës së prerë”.

Arrestimi i këngëtares shqiptare, Elsa Lila

Në duart e shqiptarëve: futbollistë, këngëtarë, producentë

Dosjet hetimore janë plot me referenca emrash shqiptarë të lidhur në mënyra të ndryshme me krimin: nga boksieri Orial Kolaj, te të inkriminuarit Yuri Sheleve apo Adrian Coman. Kohët e fundit, megjithatë, shumë italianë janë vënë në dispozicion gjithashtu. Shumë dhe persona pa precedentë penalë.

Mes tyre është edhe Alessandro Corvesi, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj. Ish-mesfushori i Lazio Primavera-s, deri në vitin 2020 ishte në mesin e anëtarëve të Kampusit të Eur, skuadër që luan në kampionatin e Ekselencës.

Kur e ndalojnë, në shtëpi i gjejnë 25 pako kokaine dhe tre mbështjellës të tjerë, gjithsej 27 kilogramë pluhur të bardhë.

E më pas rreth 210 mijë euro cash. Nuk janë të tij, por të Elvis Demçes shqiptari, i cili pas arrestimit e mallkon në telefon për një gjysmë ore të mirë.

Marsin e kaluar, u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e cila i ka dhënë shërbimet e saj bandave që në mënyra të ndryshme kishin të bënin me krimin shqiptar.

Ajo quhet Elsa Lila. ishte përjetësuar teksa zbriste shkallët e Ariston-it në Sanremo.

Po, sepse, si një fëmijë mrekulli e këngës shqiptare, në vitin 2003 debuton në festivalin e Sanremos dhe më pas të rikthehet në të njëjtën skenë katër vite më vonë.

Elsa arrestohet pasi mban kontabilitetin, librin e llogarisë, të një bande narkotikësh në të cilën shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.

Elsa është një lloj “këshilltareje”. Përgjimi luan një rol të rëndësishëm dhe Elsa, e cila megjithatë mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme. “Nëse i hapin këto, bëjnë një burg të ri në Romë”.

Futbollisti italian i ekipit të të rinjve të Lacios, Alessandro Corvesi

Por në fund, pikërisht, celularët “hapen”, dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu.

Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit Bardhi, “Titi”, siç njihet ndër rrugët e kryeqytetit, në fakt cilësohet në dokumentet e hetimit si “subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i përkushtuar ndaj trafikut të drogës, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun”.

Në fund të fundit, Titi është një lavdi e vjetër. Ai ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit në të cilin u vra “Diabolik”.

E megjithatë ai e admiron Fabrizio Fabiettin, krahun e djathtë të “Diabolik”, “për të cilin Bardhi duket se ka njëfarë vlerësimi”, theksojnë hetuesit.

Në telefon, në tetor 2018, “Titi” flet me një burrë që nuk është i bindur për idenë e kontaktit me Fabiettin: “ata flasin keq për këtë”, thotë bashkëbiseduesi.

Dhe Titi i përgjigjet: “Kush flet keq? Ai e qëllon në kokë … më besoni … Fabietti është Fabietti … askush nuk mund të flasë keq… ai heq njëqind pako në muaj… ju betohem”.

Pra futbollistë dhe këngëtarë. Por edhe producent filmash.

Është Daniele Muscariello që porositi Elvis Demçes të mbledhë borxhin e një ryshfeti.

Ai është dyzet e katër vjeç, i lindur në Romë, me origjinë nga Campania.

Muscariello nuk arriti të depërtonte në botën e kinemasë. Megjithatë, ai mori një pozicion të respektueshëm në një shoqatë kriminale të aftë për të lëvizur shuma të mëdha parash.

Marrë nga "La Repubblica" ; Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë