E lindur më 2 janar 1903, japonezja Kane Tanaka u njoh në mars 2019 nga Libri i Rekordeve “Guinness” si gruaja më e vjetër në planet, në moshën 116 vjeç dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez me 117 vjet dhe 261 ditë.
Banore e një shtëpie të moshuarish në Fukuoka, Japoni, Tanaka festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar personelin dhe të gjithë personat me të cilët ndan aktivitetet e përditshme aty.

Sipas raportimeve nga qendra e trajtimit, ajo bën gjimnastikë çdo ditë, është në gjendje të kryejë llogaritje dhe është e pasionuar pas lojës japoneze “Reversi”.
“Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”, tha Tanaka, kur e pyetën se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj.Gruaja mëse njëqindvjeçare shtoi se qëllimi i saj është të arrijë moshën 120 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




