Gazeta Si – Një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës, është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij.
Pas ndalimit, ai është përjashtuar nga radhët e uniformave blu pas urdhrit të kryepolicit të vendit, Muhamet Rrumbullaku.
Renato, është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Burime paraprake, shprehen se ngjarja ka ndodhur në dhjetor 2022, kur Renato Feri u pikas nga forcat “Shqiponja”, duke udhëtuar me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”.
Forcat “Shqiponja” i bënë me shenjë të ndalonte mjetit të efektivit të policisë, i cili ishte me xhama të errësuara.
Drejtuesi i mjetit, në vend që të ndalonte, ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që i kërkuan të ndalonte.
Më pas ka ndaluar, ka hapur xhamin dhe ka nisur t’i shajë dhe ofendojë kolegët e tij. Fill pas kësaj është larguar me shpejtësi, pasi refuzoi të identifikohej.
Forcat “Shqiponja” lajmëruan sallën operative, ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, punonjës i Policisë i Rrugores.
Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet kanabis sativa. Mësohet se efektivi Ferri, edhe në momentin që është kapur, i ka ofenduar dhe sharë kolegët e tij sërish. Ata e arrestuan dhe dërguan në Komisariatin nr. 6.
Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Burimet bëjnë me dije se efektivi Renato Feri është përjashtuar nga Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku.
Mbi të rëndojnë akuzat e kundështimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike. Në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




