Ka ndodhur

Me doza kanabisi në makinë, arrestohet një 36-vjeçar në Durrës

Gazeta Si – Një 36-vjeçar me iniciale A.D., është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Stacioni”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, forcat e policisë gjetën një sasi kanabis sativa.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë