Gazeta Si – Në pikën kufitare të Morinës, policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri dhe një automjet, të cilin e kishte vjedhur në Gjermani.
Policia thotë se po ashtu, është arrestuar edhe personi, për të cilin ishin kryer këto veprimtari kriminale.
Në pranga ranë Muhamet Pira, 38 vjeç, dhe Halit Asllani, 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë. Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip BMW, si dhe automjeti bashkë me rimorkion, me të cilin transportohej automjeti tip BMW.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje