Lajme

Më 9 Dhjetor nis mësimi në Durrës, Tiranë, Vorë dhe Kurbin

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se kur do të rinisë mësimi në qarqet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministrja Shahini tha se në Qarkun Durrës, në Tiranë, në Vorë dhe në Kurbin, mësimi do të rifillojë më 9 dhjetor.
Ndërkohë, nesër më 5 dhjetor nis mësimi në Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë.
Ministrja tha se ndër të tjera se në bashkinë Tiranë, përvec Pezës, nuk ka shkolla të tjera që kanë dëme për t’u nxjerrë jashtë funksionit, por nuk e ka listën e shkollave të dëmtuara.
Ndërkohë, sa u përket kopshteve dhe shkollave private, duhet të marrin një konfirmim nga Instituti i Ndërtimit.
“Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan për t’i zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. Në hotelet ku janë sistemuar qytetarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme”, u shpreh ministrja.
Ndërsa, Dita e Rinisë 8 Dhjetor, ministrja tha se nuk do të bëhet pushim në datë 9 për shkak të orëve që kanë humbur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë