Lajme

Me 7 raste të reja shkon 773 numri i të prekurve nga Covid-19

Në 24 orët e fundit janë shtuar 7 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Marjeta Dervishi nga ISHP deklaroi për mediat se numri i personave të shëruar tashmë ka kaluar numrin e të sëmurëve aktiv.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë”, shtoi Dervishi.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve vijon.

Bashkia          Të prekur      Të shëruar

Tiranë            320                       207

Shkodër        110                        74

Krujë              105                         11

Durrës           42                          38

Fier                  37                           32

Kurbin             31                           3

Korçë              19                            19

Elbasan          18                            15

Kukës              18                             10

Lezhë               14                            14

Has     14       12

Kavajë           9          9

Lushnje         7          4

Vlorë  5          4

Pukë   5          4

Mirditë          5          3

Rrogozhinë  4          4

Tropojë         4          4

Berat  4          2

Mallakastër  1          1

Mat    1         

Dervishi deklaron përsëri se pavarësisht luhatjeve ditore, gjendja është e kontrolluar, ndërkohë bën thirrje për qytetarët që tani më shumë se kurrë duhet të respektojnë distancimin social, për shkak të lehtësimit të masave.

Dervishi si gjithmonë theksoi se nëse qytetarët kanë probleme shenja të sëmundjes, të telefonojnë numrin 127 dhe nëse kërkojnë informacion të telefonojnë 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë