Ka ndodhur

Me 4 pako ekstazi në makinë, arrestohet në Morinë 33-vjeçari me banim në Zvicër

Një 33-vjeçar me banim në Zyrih të Zvicrës është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës, pasi policia konstatoi se po tentonte të fuste në Shqipëri 4 pako të dyshuara si lëndë narkotike e llojit ekstazi.

Bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, autoritetet kanë kaluar në vijën e dytë të skanerit për kontroll më të imtësishëm, automjetin taksi të të riut.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Zyrih, për veprën penale 'Trafikimi i narkotikëve'", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë