Gazeta Si – Tre shqiptarë, mes tyre motër e vëlla, janë arrestuar në Itali në momentin që shkëmbimit të një sasie prej 16 kg kokainë gjatë një operacionni antidrogë në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Çdo detaj ka qenë i mirëmenduar dhe përgatitur mirë për të parandaluar trafikun e kokainës, që kishte nisur nga Spanja.
Ajo që vihej re, ishte se disa nga pakot e drogës (siç shihet edhe në foto), mbanin logon e klubit të futbollit të Tiranës në Shqipëri. Pjesa tjetër është me simbolet e flamurit të Brazilit dhe Portugalisë, si edhe një insekt i kuq.
Sipas mediave italiane, një kamion i ardhur nga Madridi, hyn në një kompani në zonën industriale të Rubieras, në zonën e Reggio Emilias.
Me depozitimin e mallit të ligjshëm, kamioni i artikuluar del jashtë dhe shoferi shqiptar 43-vjeçar, takon dy bashkatdhetarë që e presin, një vëlla dhe motër 21 dhe 28 vjeç.
Burri u jep të dyve një zarf dhe në këtë moment ndërhyn skuadra antidrogë e Bolonjës dhe Modenës. Brenda zarfit kishte 15 mbështjellës në formë paralelepipedi, me mbi 16 kilogramë drogë.
Kjo ishte vetëm një pjesë e 172 kilogramëve në total që hetuesit sekuestruan pasi kontrolluan gjithë kamionin, të fshehura nën dërrasat prej druri që ishin mbyllur me pllaka metalike të salduara.
“Një goditje e madhe për krimin shqiptar”, thanë Giuseppe Pititto dhe Mario Paternoster, në krye të dy skuadrave antidrogë italiane.
Sipas një vlerësimi të bërë nga të njëjtët hetues, kokaina, e ndarë në tre cilësi të ndryshme, të cilat shënoheshin me logo dhe numra të ndryshëm, nëse do të hidhej në treg, jo vetëm në Emilia Romagna, por ndoshta edhe në nivel kombëtar, do të sillte deri në 25 milionë euro. Sipas mediave përtej Adriatikut, hetimi nisi nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Kanë qenë autoritetet shqiptare ato që paralajmëruan homologët italianë, se motër e vëlla, të panjohur për policinë, pa precedentë dhe krejtësisht të padyshimtë, do të niseshin dhe do të mbërrinin në Emilia Romagna.
Në fillim mendohej se ata ndodheshin në provincën e Modenës, me misionin për të lidhur një pazar të madh droge.
Më 5 shkurt, të dy mbërritën në Trieste dhe policia vëzhgoi lëvizjet e tyre. Të nesërmen, ata marrin autostradën dhe në vend të Modenës, nisen për në Rubiera.
Këtu, në një zonë industriale, shkëmbimi ndërpritet nga agjentët italianë. Duke drejtuar kamionin e vjetër, pa GPS, gjë që e bënte të pamundur rikonstruksionin e të gjithë itinerarit, shoferi 43-vjeçar, kishte precedentë të pastër penalë dhe ishte mbi çdo dyshim. Të tre u arrestuan dhe me urdhër të Prokurorisë së Reggio Emilias dhe u dërguan në burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.