Policia Rrugore në kryeqytet ka ndaluar 9 shoferë që drejtonin mjetin me 150 apo 170 km/orë, në rrugën që të çon për te TEG. Aksionet dhe kontrollet me radar në këtë aks rrugor kanë vijuar, pasi ende vihet re se ai gjatë natës “përdoret” edhe për gara shpejtësie.
Policia bën me dije se gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor Sauk-Teg u evidentuan 9 raste me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar (90 km/h norma e lejuar), të cilëve iu tërhoq Leja e Drejtimit.
Policia u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, në mënyrë që të shkojnë të sigurt në destinacion, pasi pavarësisht kontrollove të shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




