Lajme

Me 10 kg kanabis në makinë, në pranga 48-vjeçari nga Pogradeci

Një 48-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar, pasi në automjetin ku po udhëtonte, policia ka gjetur, duke transportuar 10.5 kg kanabis.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 48-vjeçari me iniciale A.V., banues në fshatin Memelisht.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Opel”, Policia e Përrenjasit, gjeti 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë