Rend dhe Ligj

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari lihet në burg

Gjykata e Shkodrës ka lënë në “arrest me burg” Indrit Bajraktarin, pas mbytjes së 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë.

Në seancë, Bajraktari ka thënë se ai dhe vajza ishin pa jelekë mbrojtës teksa shëtisnin në det me motoskaf. Në dëshminë e tij të mëparshme, 25-vjeçari ka thënë se vajza ra nga motoskafi dhe u mbyt në ujë.

Bajraktari akuzohet vrasje për pakujdesia, si dhe për pengim të zbulimit të së vërtetës pasi fillimisht kur doli nga deti gënjeu pronarët e motoskafit dhe tentoi të largohet. Bajraktari kishte ardhur për pushime në Shqipëri, pasi jetonte në Angli dhe gjatë plazhit në Velipojë kishte njohur 17-vjeçaren Enisa Doda, me të cilën kishin njohje familjare dhe dolën xhiro me motoskaf. Ngjarja ndodhi më 19 gusht dhe Enisa Doda u mbyt në det pasi ra nga motoskafi.

Autopsia nxori se në trupin e Enisa Dodës kishte të nxira, por jo shenja dhune. Dyshohet se Doda nuk dinte not teksa sipas Policisë, Bajraktari e la në det të mbytur dhe doli vetë pa të dhe motoskafin në breg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë