Një 68-vjeçar nga Polonia është mbytur në det pasditen e të premtes në lagjen 13 në Durrës, teksa ka qenë duke u larë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe bëhet fjalë për shtetasin J.B., Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
Një ditë më parë humbi jetën një pushuese nga Serbia. Edhe 60-vjeçarja ishte duke u larë në det në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Gjatë kësaj vere, ka pasur me dhjetëra turistë të huaj, por edhe nga Kosova, që kanë humbur jetën, duke u larë në det.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




