Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Një 26-vjeçar është mbytur duke u larë në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, ku 26-vjeçari me inicialet Z. T., banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




