Politike

Mbyllja e Zërit të Amerikës / Berisha: Një akt anticensure, kishte propagandë të tepërt!

Gazeta Si – Pas protestës së opozitës kundër mbylljes së TikTok, Sali Berisha ka komentuar para kryeministrisë zhvillimet e fundit lidhur me mbylljen e shërbimit Zërit të Amerikës në SHBA.

Ai theksoi se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar, pavarësisht propagandës që është bërë kundër tij.

Berisha e vlerësoi fjalimin e Trump për censurën, duke theksuar garancitë e tij se në SHBA nuk do të kishte censurë.

Berisha shtoi se mbyllja e Zërit të Amerikës është një çështje e natyrës gjeopolitike globale, duke e lidhur atë me përpjekjet për të kufizuar shpenzimet dhe shmangur propagandën e tepërt.

Ai theksoi se kjo nuk ka të bëjë me censurën, pasi është një ent publik, dhe se nëse mediat private janë të lira, nuk ka censurë.

“Gjatë mandatit të parë të Trump, pavarësisht se ç’thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar. Fjala më e bukur që ai ka mbajtur ka qenë ajo për censurën, garancitë që tha që në SHBA nuk do të ketë censurë. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale, – tha Berisha. – Mendojnë që shpenzimet kolosale të kufizohen pasi shmangin një propagandë që e konsiderojnë të tepërt. Pra nuk ka të bëjë me censurën është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës”, u shpreh Sali Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë