Kosova

Mbyllja e strukturave paralele në veri, nuk ndalen protestat e serbëve: Nuk do largohemi

Nga Gazeta 'Si'-Punëtorët e organeve paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut sot përsëri janë mbledhur para ndërtesës së komunës, me kërkesën që “të kthehen në punë”.

Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, punëtorët e këtyre institucioneve kanë tentuar të hënën të hyjnë në ndërtesë me pretekst se “kanë ardhur në vendet e tyre të punës”, por janë ndaluar në hyrje nga policia.

Ata edhe sot janë mbledhur para objektit komunal në Mitrovicën e Veriut, ku ishte vendosur Sigurimi Pensional i Serbisë, dhe thonë se “nuk do të largohen”.

Ata kanë pretenduar se “vendet e punës janë burim jete për ta dhe familjet e tyre dhe se situata aktuale ua vështirëson edhe më shumë mbijetesën dhe qëndrimin në Kosovë”.

Këto pretendime janë kundërshtuat nga qeveria e Kosovës e cila i ka cilësuar si struktura, ilegale që veprojnë në bazë të ligjeve të Serbisë, duke shkelur ligjin dhe kushtetutshmërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë