Ngjarje

Mbyllja e Jetimoreve, KLSH: Do fillojmë kontrollin për të verifikuar nëse është procesi i duhur

Kontrolli i Lartë i shtetit ka reaguar për lajmin e dy ditëve më parë mbi vendimin e mbylljes së jetimoreve në Shqipëri në fund të dhjetorit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp KLSH ka shpjeguar se konkretizimi i deinstitucionalizimi të fëmijëve pa kujdes prindëror në kuadër të një projekti pilot, ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit për shkak të mbylljes së këtyre institucioneve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka nisur një kontroll në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke pasur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021.”

KLSH ka njoftuar se do të verifikoj formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli, për të garantuar jetesën e tyre.

“Fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë. Në shtëpinë e fëmijëve ,procesi ka nisur në shtator të vitit 2019- të ku me VKM është pasqyruar deinstitucionalizimi i fëmijëve ku më pas nuk janë pranuar gjithashtu dhe raste të reja duke minimizuar artificialisht numrin e fëmijëve që kanë hyrë në institucion,” thuhet më tej në njoftim.

Për këtë problematikë ka pasur reagim vetëm nga jetimorja e qytetit të Vlorës, në të cilët aktualisht qëndrojnë 13 fëmijë të moshës 0-5 vjeç. Fëmijët do të detyrohen të kthehen në familjet biologjike ose do të birësohen me procedura të përshpejtuara.

Kujdestaret e shtëpisë janë shprehur për mediat se që prej shtatorit të vitit 2019 me anë të një VKM është përcaktuar se ky institucion nuk duhet të pranonte më raste të reja. Më tej kujdestarët kanë thënë se fëmijët nuk janë gati të rikthehen në familje pasi mund të jenë pre e dhunës dhe problemeve të tjera sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë