Kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka mbështetur vendimin e qeverisë për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove elektronike.
Sipas tij është një nga vendimet më fisnike e më të guximshme të qeverisë Rama, pasi kjo e mirë shkon në dobi të familjeve shqiptare.
“Qeverisja e @ediramaal i ka sjellë shumë të mira këtij vendi e më mirë se unë për këtë do flasë historia! Ama ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTiranë pa baste”, shkruan Veliaj në “Twitter”.
Qeverisja e @ediramaal i ka sjelle sh te mira ketij vendi e me mire se une per kete do flase historia! Ama ndalimi me ligj i pikave te basteve e kazinove, eshte vendimi me fisnik e i guximshem ne dobi te familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTirane pa baste 👏🌹🗳 pic.twitter.com/twS0oyLlXs
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 11, 2018
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




