Gazeta Si – Me ndeshjet e Grupeve G dhe H mbyllet sot xhiroja e dytë e Botërorit të Katarit. Vëmendja është e gjitha te sfida mes Brazilit dhe Zvicrës, që luhet në orën 17:00.
Brazili vjen në këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme të konfirmuara, siç janë ato të Nejmarit dhe Danilos. Megjithatë, Seleçao ka një grup cilësor lojtarësh dhe zëvendësuesit e tyre janë gati. Veterani Dani Alvesh pritet të luajë në të djathtë, ndërsa në sulm Rodrigo është gati të marrë vendin e Nejmarit.

Zvicra rezulton një ‘mace e zezë’ për Brazilin. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mbeten dy nga lojtarët lider të kombëtares zvicerane. Si Zvicra, ashtu edhe Brazili, i kanë fituar ndeshjet e para dhe kryesojnë me nga 3 pikë.
Ndeshja e mbrëmjes është ajo mes Portugalisë dhe Uruguajit, ku Kristiano Ronaldo me shokë synojnë fitoren e dytë. Dita hapet me Kamerun-Serbi dhe vazhdon me Kore e Jugut-Ganë.
Ndeshjet e sotme
Kamerun-Serbi (11:00)
Kore e Jugut-Ganë (14:00)
Brazil-Zvicër (17:00)
Portugali-Uruguaji (20:00)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



