Motosport

Mbreti i rrugës në Formula 1 për vitin 2024

Në përfundim të çdo sezoni, aktorët në Formula 1 shpallin veç të tjerave edhe tituj honorifikë. Por në këtë shkrim do të analizojmë jo një titull por një status, atë të Pilotit më të mirë në cirkuitet urbane. Në Formula 1 ai mbiquhet “Mbreti i Rrugës”! Ky klasifikim honorifik hartohet mbi rezultatet e 8 garave që në vitin që lamë pas u zhvilluan në cirkuite urbane ose gjysëm-urbane në: Jeddah (Arabia Saudite), Melburn (Australi), Miami, Monaco, Montreal (Kanada), Baku (Azerbaixhan), Singapor dhe Las Vegas. Cirkuite që përfaqsojnë 1/3 e sezonin të fundit.

Çmimi i Madh i Montekarlos – gara më e famshme në rrugë

Duke kombinuar rezultatet që prodhuan këto pista shohim që nuk është një por dy “Mbretër të Rrugës, Max Verstappen dhe Charles Leclerc grumbulluan 122 pikë secili. Por holandezi ka një avantazh të lehtë për shkak të dy fitoreve në Arabinë Saudite dhe Kanada, ndaj vetëm një të monegasque-t në  rrugët e Principtës ku edhe banon. Tre të parët këtu kanë një diferencë të ngushtë pasi Lando Norris ndjek dy të parët me 121 pikë. Edhe ai pas dy fitoreve në Miami dhe Singapor.

Tre fitoret e tjera në rrugë u ndanë mes Oscar Piastri-t (në Azerbaixhan), George Russell (në Las Vegas) dhe Carlos Sainz (në Australi). Pilotë që plotësojnë 6 vendet e para në këtë klasifikim të cirkuiteve urbane. Sergio Pérez, që shihhej si më i miri në këto pista në vitet 2022 dhe 2023 është vetëm i 8 në vitin 2024 ku nuk arriti asnjë fitore dhe u ngjit vetëm një herë në podium…

Garat e rrugës në vitin 2024 në Formula 1

Klasifikimi në cirkuitet urbane për vitin 2024:

1) Max Verstappen – 122 pikë/ 2 fitore (Arabia Saudite, Kanada)

1) Charles Leclerc – 122 pikë/ 1 fitore (Monaco)

3) Lando Norris – 121 pikë/ 2 fitore (Miami, Singapor)

4) Oscar Piastri – 101 pikë/ 1 fitore (Azerbaixhan)

5) George Russell – 89 pikë/ 1 fitore (Las Vegas)

6) Carlos Sainz – 75 pikë/ 1 fitore (Australia)

7) Lewis Hamilton – 58 pikë

8) Sergio Perez – 48 pikë

9) Fernando Alonso – 36 pikë

10) Yuki Tsunoda – 19 pikë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë