Gazeta Si – Në fillim Franca dhe pastaj Argjentina. Në fillim Kilian Mbape dhe pak orë më pas Lionel Mesi. Mbrëmja e së shtunës ishte një mbrëmje yjesh në Katar, mbrëmje rekordesh për këta dy futbollistë.
Mbape firmosi suksesin kundër Danimarkës me një dopietë, duke çuar Francën në 1/8-at e Botërorit. Ai njëkohësisht arriti dy rekorde personale. Së pari barazoi rekordin e Pelesë. Si ‘O Rei’, sulmuesi i PSG-së ka shënuar 7 gola në Botërorë pa mbushur 24 vjeç.
Dhe këta 7 gola kanë bërë që Mbape të kalojë Tierri Henri (6) në klasifikimin e ‘bomberave’ të të gjitha kohërave të Francës. Përpara është tani vetëm Zhyst Fonten, në kuotën e 13 golave.
Për Lionel Mesin, goli ndaj Meksikës është i 8-i në Kupën e Botës. Ai ka barazuar Diego Armando Maradonën me të njëjtin numër golash (8) dhe të njëjtin numër ndeshjesh në Botërorë (21). Me fanellën e Argjentinës përpara është tani vetëm Omar Gabriel Batistuta, me 10 gola.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.