Shendet

Mbipesha dyfishon rrezikun për kancerin në qafën e mitrës

Mbipesha pothuajse dyfishon rrezikun e një gruaje për të zhvilluar kancer të qafës së mitrës, sipas një studimi të ri. Studimi i Kërkimit të Kancerit i financuar nga Mbretëria e Bashkuar zbuloi se me pesha rrit rrezikun për zhvillim ne sëmundjes.

Në studim analizohen mostrat gjenetike nga rreth 120,000 gra nga Australia , Belgjika, Gjermania , Polonia , Suedia, Britania e Madhe dhe SHBA, nga të cilat rreth 13,000 kishin kancer endometrial.
Në 14 tipare që lidhet mbipesha me kancerin e mitrës, shkencëtarët gjetën dy hormone të cilat rrisin gjasat për t’u diagnostikuar me këtë gjendje.

Duke identifikuar saktësisht se si hormonet mund të rrisin rrezikun, shkencëtarët në të ardhmen mund të përdorin ilaçe për të rregulluar nivelet e këtyre hormoneve te njerëzit që tashmë janë në rrezik më të madh për të zhvilluar kancerin.

Zhvillimi i kancerit të qafës së mitrës.


Autorja kryesore e studimit, Emma Hazelwood, tha së të dhënat janë një hap i parë interesant se si mund të përdoren analizat gjenetike, për të zbuluar saktësisht se si mbipesha shkakton kancerin dhe çfarë mund të bëhet për ta trajtuar atë.

“Lidhjet midis obezitetit dhe kancerit të mitrës janë të njohura, por ky është një nga studimet më të mëdha që ka shqyrtuar saktësisht pse kjo është në nivel molekular. Ne presim kërkime të mëtejshme, se si mund ta përdorim tani këtë informacion për të ndihmuar në uljen e rrezikut të kancerit te njerëzit që luftojnë me obezitetin”, shpjegoi Hazelwood.

Studimi i rishikuar nga Universiteti i Bristolit, i botuar në revistën mjekësore BMC Medicine, është një nga të parët e këtij lloji që shikon efektin e indeksit trupor gjatë gjithë jetës në rrezikun e kancerit të mitrës.

Julie Sharp, kreu i informacionit shëndetësor në organizatën jofitimprurëse “Cancer Research UK” tha se studime si ky përforcojnë faktin se mbipesha ose obeziteti, është shkaku i dytë më i madh i kancerit të qafës së mitrës.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë