Drejtësia

Mbi 9 mijë gjoba ndaj shoferëve në Tiranë, pjesa më e madhe për shpejtësi dhe parkim të gabuar

Nga Gazeta Si- Mbi 9 mijë masa administrative janë vendosur nga policia rrugore në Tiranë përgjatë javës që po lëmë pas. Shumica e masave të vendosura janë për tejkalim të shpejtësisë shoqëruar me masa për parkim të gabuar. Ndërkohë 4 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, 4 janë proçeduar për drejtim mjeti pa leje dhe 1 person është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat Administrative që janë marrë këtë javë:

9,389 masa të vendosura gjatë javës.

59 masa për xhama të zinj.

605 masa për tejkalim shpejtësie.

188 masa për parakalim të gabuar.

226 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

322 masa për mos vendosje rrip sigurimi.

140 masa për mos vendosje kaskë.

411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

14 masa për mosrespektim të ndalesës “Stop”.

34 masa për sjelljen e këmbësorëve.

6,268 masa për qëndrim të gabuar.

1,515 masa të ndryshme.

Pezullime dhe Bllokime:

1 rast për drejtim nën ndikimin e alkolit.

6 raste për shpejtësi të tepruar.

2 raste për shkelje të tjera.

8 automjete të bllokuara (3 me targa të huaja, 4 për detyrime të palikuiduara, 1 për mungesë dokumentacioni).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë