Demencia është një sëmundje që prek shumë të moshuar edhe pse nuk ka një shifër të saktë se në çfarë moshe i prek më së shumti. Ajo shoqërohet me humbje kujtese dhe një studim ka treguar pikërisht mënyrën sesi mund të shmangim këtë. Studimi 28-vjeçar i botuar në “Plos Medicine” zbuloi se njerëzit në moshën 60 vjeç që kishin më shumë kontakte shoqërore me miqtë kishin 12% më pak të ngjarë të prekeshin nga demencia. Gjithashtu është zbuluar se kontaktet me shoqërinë janë më të rëndësishme se me të afërmit.
Kjo sugjeron që në vend që thjesht të kalojnë kohë me familjet e tyre, të moshuarit duhet të shoqërohen edhe me miqtë e tyre.
Për këtë hulumtim, janë përdorur të dhëna nga 10,228 persona. Të gjithë ata po punonin në departamentet e shërbimit civil të Mbretërisë së Bashkuar. Ata u pyetën se sa shpesh takoheshin me miqtë dhe të afërmit. Ata u testuan 5 herë nga viti 1988 deri në vitin 2017.
Pjesëmarrësit që kalonin më shumë kohë me shoqërinë e tyre kishin më pak mundësi të prekeshin nga demencia ndryshe nga të tjerët që rrinin më shumë vetëm të cilët me kalimin e viteve filluan të shfaqin probleme.

Edhe pse ky studim zbuloi këtë, u vu re se shumë nga pjesëmarrësit kalonin shumë pak kohë me shoqërinë e tyre e madje disa nuk kishin asnjë shok apo shoqe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.