Kosova

Mbi 500 raste në 24 orë, masat nuk ndalin Covid19 në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar nëntë viktima dhe një numër rekord prej 546 rastesh të reja me Covid në 24 orët e fundit.

Shifrat tragjike çojnë numrin e të vdekurve në 714 dhe në rreth 21.5 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht raportohet 5002 raste aktive.

Qyteti më i prekur vijon të mbetet Prishtina, ku në 24 orët e fundit janë gjetur pozitivë thuajse gjysmë e pacientëve të identifikuar.

Qytetet të tjera të prekura janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë