Histori

Mbi 200 të vrarë me çekiç, “masakruesi” i Los dos Erres kapet pas 39 vjetësh

Asnjëherë nuk është vonë për të mbyllur llogaritë me drejtësinë: është e vlefshme për çdo krim, por edhe më shumë nëse bëhet fjalë për një masakër.

Më 7 maj, autoritetet amerikane i dorëzuan José Ortiz Morales policisë së Guatemalës. 59-vjeç, një ish-anëtar i Kaibiles, një njësi speciale e ushtrisë lokale, ku mori pjesë së bashku me një grup shokësh ushtarë në një masakër të civilëve.

Ishte 6 dhjetor 1982, në vendin e Amerikës Qendrore po zhvillohej një luftë e ashpër midis ushtrisë dhe rebelëve. Pas një prite që kushtoi jetën e rreth 20 ushtarëve, qeveria fillon një operacion kërkimi. Ata duan të dënojnë përgjegjësit.

Një ekip ushtarak arrin në fshatin e vogël Los dos Erres, kontrollojnë shtëpitë, nuk gjejnë asgjë. Por kjo nuk parandalon një hakmarrje të verbër dhe të qëllimshme, sepse ata kanë urdhër për të vrarë.

Banorët u nxorën jashtë shtëpive, u rrahën, shumë gra u përdhunuan. Mbi 200 civilë u goditën për vdekje me çekan, trupat e tyre u hodhën në një pus.

Midis viktimave, 67 janë të mitur, disa fëmijë janë kursyer dhe adoptuar nga vrasësit. Ashtu si faqet e tjera të zeza të luftërave civile, drama e Los dos Erres mbetet pezull, por askush nuk harron.

Dhe në vitin 2010, çështja rikthehet në një mënyrë të bujshme me arrestimin e një prej autorëve të dyshuar, të gjetur jo në atdheun e tij, por në Florida. Gjashtë të tjerë pritet të identifikohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

E gjithë kjo histori falë ndihmës së ICE-s, agjencia federale amerikane që menaxhon çështjen e imigracionit nga pikëpamja e sigurisë.

Në vitin 2009, u krijua një zyrë që merret me krime të luftës, që punon duke kombinuar policinë dhe taktikat e inteligjencës.

Zyrtarët shqyrtojnë me kujdes ata që mbërrijnë në Amerikën e Veriut, kontrollojnë të dhënat e kaluara dhe të tanishme, të ndërlidhura.

Ata gjithashtu kanë një kartë të rëndësishme në dorë:  mund të ofrojnë imunitet ose qëndrim për ata që pranojnë të bashkëpunojnë, duke siguruar informacion.

Dhe kjo është mënyra se si ata rindërtojnë shtigjet e disa prej vrasësve, zbulojnë strehën e tyre, demaskojnë identitetin e vërtetë të njerëzve që kanë rindërtuar jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dukje, janë qytetarë të mirë, në realitet vrasës. Ndoshta ata menduan se ishin të sigurt në Amerikë, pasi Uashingtoni kishte mbështetur ushtrinë e Guatemalës në vitet e konfliktit.

Dhe kishte kaluar një kohë e gjatë që nga masakra. Megjithatë ligji dhe drejtësia nuk harron: përveç Josè Ortiz Morales, u kapën edhe Pedro Pimentel Rios, Santos Alonzo, Gilberto Jordan dhe Jorge Sosa Orantes.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë