Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 10 mijë të infektuar me koronavirus, që nga paraqitja e rastit të parë më 27 shkurt të këtij viti.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën, janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086. Numri i të viktimave mbetet 460.
Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është në Shkup dhe Kumanovë. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve ka 4199 raste aktive.
Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë realizuar 95,169 teste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




