Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë vetëm gjatë marsit 2022, kanë dalë 689.064 qytetarë, me rritje 67%. Instat raporton se 388.067 ishin shqiptarë dhe pjesa tjetër të huaj.
Gjatë muajit mars në Shqipëri kanë hyrë 632.961 vizitorë, përfshirë dhe ato të huaj. Nga marsi i vitit të shkuar numri është rritur me 60.5%.
Për të gjithë tremujorin në Shqipëri kanë hyrë 1.545.984 vizitorë, nga të cilët 874.774 ishin shqiptarë.

Në shifrat e tremujorit, kanë pësuar rritje vizitorët nga Greqia, por ata nga Kosova, që janë vizitorët e përhershëm të vendit tonë, janë ulur me pothuajse 10%. Kjo duket të jetë ndikuar nga masat e rrepta anti-Covid që vendosi shteti kosovar në kufi.

Vihet re një rritje e vizitorëve tranzit në Shqipëri gjatë muajit mars, 10.703 të tillë me 13.3% rritje nga marsi i 2021-shit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



