Lajme

Mbështetje sportistëve elitarë, qeveria rrit shpërblimet

Qeveria shqiptarë ka miratuar kriteret dhe shumat që jepen për sportistët elitarë. Me anë të një vendimi të posaçëm, qeveria shqiptare përcakton 9 kategori sportistësh të cilët do të marrin shpërblime financiare në rast se do të fitojnë, medalje apo kupa në nivel kombëtarë ose ndërkombëtarë.

Kjo VKM vjen pas një serie ankesash të vazhdueshme nga sportistët profesionistë. Ky vendim i qeverisë shqiptare ka vendosur të krijojë një fond të posaçëm për trajtimin e sportistëve që thyejnë rekorde në kompeticionet ndërkombëtare. Por ajo që është më e rëndësishme në këtë pikë është kategorizimi i arritjeve, në varësi edhe të kompeticionit.

Përfitues nga ky vendim i qeverisë shqiptare janë sportistët që arrijnë këto rezultate:

  • sportisti, i cili thyen rekord olimpik.
  • sportisti, i cili thyen rekord botëror.
  • sportisti, i cili thyen rekord evropian.
  • vendi i parë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike.
  • vendi i parë deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore.
  • vendi i parë deri në vendin e tretë në kampionate evropiane.
  • vendi i parë në Lojërat Mesdhetare.
  • sportisti, i cili thyen rekordin kombëtar.
  • vendi i parë në kampionatin kombëtar.

Sportistët që arrijnë rezultatet e përcaktuara marrin shpërblimin brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare. Sa i përket masës së shpërblimeve edhe ato janë përcaktuar në këtë VKM. Kategoria e të rinjve shpërblehen në masën 30% të vlerës së përcaktuar për të rriturit. Në këtë vendim përcaktohet dhe shpërblim për trajnerët.

“Trajnerët e sportistëve të nivelit të lartë shpërblehen në masën 40% të vlerës së përcaktuar për sportistët fitues sipas kategorizimeve në tabelën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare”, thuhet në VKM.

Në VKM-nw e datës 14 nëntor, qeveria po ashtu ka vendosur që të rrisë dhe dietat dhe shpenzimet mjekësore për sportistët, që udhëtojnë jashtë vendit apo ata që i nënshtrohen terapive të ndryshme kur pësojnë dëmtime.
“Sportistët pjesëmarrës në veprimtaritë kombëtare të përcaktuara në rregulloret kombëtare dhe në veprimtari ndërkombëtare


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë