Gazeta Si - Ka mbërritur në Turqi grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit pas tërmetit katastrofik të 6 shkurtit.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e ushtrisë shqiptare kanë mbërritur gjatë ditës së sotme ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga zbritja e tyre në aeroport.
"Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit”, njoftoi Rama.
Në grupin e parë të kërkim-shpëtimit ishin 38 persona, të cilët mbërritën ditën e tërmetit në Turqi. Me kalimin e orëve vijon të rritet numri i viktimave dhe të plagosurve, që nxirren nga gërmadhat e pallateve të shembura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.