Shendet

Mbërrijnë vaksinat e tjera Pfizer, Rama: Brenda 15 ditëve vijnë dhe 14 mijë vaksinat e COVAX

Shqipëria ka marrë të hënën edhe 15210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer.. Avioni me dozat e vaksinave u prit nga kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, kryeministri tha se është çdo ditë në komunikim të vazhdueshëm me shtete mike, për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave, me qëllimin që e gjithë popullata të vaksinohet brenda pak muajsh. Kreu i qeverisë tha në muajin prill do të vijnë edhe 30 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërkohë që shtoi se janë konfirmuar edhe 14 mijë dozat e para nga COVAX të cilat mbërrijnë në 15 ditëshin e parë të muajit mars.

”30 mijë doza në prill nga Pfizer. Kanë ardhur 15 mijë doza sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që do të vijnë 30 mijë doza në muajin prill. Kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga në një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Covax dhe absolutisht jam shumë besimplotë se do të kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv dhe do të thyejmë zinxhirin e infektimit. Dhe ta bëjmë këtë sezon me infektime me rënie drastike, ku Shqipëria të jetë e hapur për të cilët duan të vijnë. Është një luftë e madhe tregtare ”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë