Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 2 shtator, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 37 qytetarë afganë.
Në total numri i afganëve të mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 644.
Mësohet se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti për t’u transferuar në vijim në vijim në struktura hoteliere në bregdet.
Disa ditë më parë kanë mbërritur disa avionë të tjerë me shtetas afganë në vendin tonë. Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, deri sa të zhvendosen përfundimisht në Amerikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.