Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 të rinj, pasi qarkullonin me armë zjarri me silenciator me vete.
Dy të rinjtë janë kapur pas një aksioni të policisë, që është vënë në ndjekje të automjetit tip “BMË”.
Në pranga kanë rënë dy të rinjtë 24 dhe 29-vjeçarë, banues në Fushë-Krujë, të cilët në momentin që kanë parë se po ndiqeshin nga policia, kanë hedhur nga dritarja e makinës silenciatorin dhe aparatin telefon, që do ta përdornin për prodhim të minave me telekomandë.
Në pranga janë vënë shtetasit E. Z., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe E. A., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Në vendngjarje grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarakë dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




