Media Galeri

Mban 319 gota vere në kokë teksa kërcen, futet në Guinness

Një banor i Qipros vuri në provë një aftësi që e ka ushtruar për gati 30 vjet duke balancuar 319 gota vere në kokën e tij dhe duke thyer një rekord botëror.

Aristotelis Valaoritis, 62 vjeç, që nga viti 1995 ka kryer rutina kërcime duke balancuar gotat e verës në kokë.

Valaoritis, i cili tregon r aftësitë e tij në restorante dhe evente, u përpoq të merrte Rekordin Botëror Guinness për numrin e gotave të verës të balancuara në kokë. Ai arriti të balancojë 319 gota, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 270, i cili u vendos nga një tjetër banor i Qipros në vitin 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë